Këshilli Studentor

Këshilli Studentor

Të dashur studentë,

Pas njoftimit të bërë nga koordinatorëve, po ju noftojmë për zgjedhjet e Këshillit Studentor, të cilat do të mbahen të Martën më datë 14 Nëntor 2016 për të dyja Fakultetet e Kolegjit Universitar Luarasi.

Ju lutemi, brenda ditës së sotme të keni shpallur me vetkandidim kandidaturat tuaja, duke prezantuar veten dhe duke shprehur motivimin tuaj, sloganin, 5 pika të platformës tuaj, ne adresën e email spiro_paco@yahoo.com. Pranohen kandidaturat e dërguara deri në orën 24:00.


Të Hënën në datë 13 Nëntor, do të bëhet prezantimi i kandidaturave për secilin grup, duke parashtruar në një fjalim 2-3 minuta të secilit kandidat arsyet pse duhet që elektorati i tyre të votojë për ta. Si dhe kandidatët duhet të sjellin posterin e tyre ne A3 dhe të njohin elektoratin me platformën e tyre nepermjet shpërndarjes së saj. Gjatë ditës së Hënën do të njiheni me orën se kur do të zhvillohet ky prezantim, sipas grupeve.
Të Martën, do të behen votimet në çdo grup, zgjedhjet do të jenë të hapura, me votim të fshehtë dhe me parimin se kandidati që ka shumicën 50% plus 1 fiton, duke respektuar modelin që ndjek KQZ dhe duke e përshtatur me karakterin e institucional të Luarasit. Nga ku:


• Votues quhet çdo student i Luarasi, brenda grupit të tij, që paraqitet ditën e votimit me ID personale.
• Listë zgjedhore do të quhet lista emërore e secilit grup.
• Procesverbali I pjesëmarrjes në zgjedhje do të jetë listë emerore ku votuesi firmos pas votimit.
• Procesverbal zgjedhor, do të jetë dokumenti i mbajtur nga koordinatorët ( supervisor) të proçesit.
• Fleta e votimit do të jetë me listë të hapur, dhe e përgatitur nga koordinatorët e zgjedhjeve.
• Kutia e votimit do të jetë e mbyllur, dhe do vihet në shërbim nga koordinatorët.
• Proçesi i numërimit do të bëhet nga koordinatoret dhe një përfaqësues i studentëve, në mbarim të të cilit do të përpilohet proçesverbal dhe pas tij do të shpallen fituesit.


Ju lutem na shkruani për çdo pyetje ne adresën spiro_paco@yahoo.com dhe gjikajulinda@gmail.com , ju urojmë suksese!

Koordinatorët:

Dorina Gjipali, Julinda Gjika, Faola Hodaj, Spiro Paco, Fabian Pjetri
#rockthevote