Thirrje për pjesemarrje: Konferenca Shkencore Ndërkombëtare: Fakulteti i Drejtësisë së KU “Luarasi” 25 Prill 2017

Të nderuar kolegë, pjesë e stafit akademik të KU “Luarasi”,

Po ju dergoj këtë thirrje për Konferencën Shkencore Ndërkombetare që Fakulteti i Drejtësisë së KU “Luarasi”, do të organizojë në bashkëpunim me disa partnerë të rendesishëm, aktor dhe faktorë të cilët do të ndajnë mendimin akademik, idetë, opinionet dhe ekspertizën e tyre në fushat respektive.

Kjo thirrje është si për pjesemarrje ne Konferencë, ashtu dhe për paraqitje të punimeve tuaja, të cilat do të jenë pjesë e botimeve në revisten periodike Mendimi, organ i KU “Luarasi”.

Gjithashtu këtë thirrje mund t’ia percillni edhe kolegëve tuaj kudo që të jenë, me qëllim që gjithkush që është i interesuar për të qenë pjesë e këtij eventi, ta konsiderojë si një podium të rëndesishëm akademik për të përmbushur të gjitha ambicjet profesionale.

Ju mirëpresim!

Miqësisht,

Prof.Asc.Dr.Rezana Konomi

Dekane e Fakultetit të Drejtësisë, KU “Luarasi”

Thirrje për pjesëmarrje e punime