Kreu i “Startup Live”, leksion te “Luarasi”

 

Një ide inovatore mund të vlejë miliona, por duhet shumë punë që ajo të hidhet në letër dhe të implementohet. Pikërisht për këtë ishte dje në auditorët e Kolegjit Universitar “Luarasi” drejtuesi i “Startup Live”, Georg Kuttner. Mentori i më shumë se 7 mijë të rinjve në botë këshilloi studentët e Fakultetit të Ekonomisë se si ta transformojnë një ide në një aktivitet biznesi të mirëfilltë pavarësisht pengesave.

Këshillat e tij ishin të thjeshta dhe praktike.

“Mos lini askënd t’ju thotë se idetë që keni nuk realizohen, që nuk vlejnë. Gjithmonë mbani në mendje dy mësime të rëndësishme, kur nisni një sipërmarrje dhe dëshironi të arrini sukses me idenë tuaj. E para është shisni gjatë gjithë kohës, pavarësisht nëse shisni idenë, vizionin apo produktin tuaj. I gjithë sekreti i biznesit është të fitosh para, i gjithë thelbi këtu është të bësh para, nëse nuk bëni para START UP-i juaj, është një hobi, jo biznes! Kur të nisësh një biznes, ka me mijëra pengesa gjatë rrugës tënde, ka njerëz që do të thonë se nuk funksionon, por mos lejoni që dikush t’jua thotë këtë.

 

Provojeni se e kanë gabim, mos lejoni t’ju pengojë askush, besoni në aftësitë që keni. Thjesht bëjeni!”, këshilloi Kuttner studentët e “Luarasi”.

“Startup Live” është një mundësi e artë për të gjithë sipërmarrësit e rinj ku takohen dhe shkëmbejnë eksperiencat e tyre të biznesit.

Artikull në GAZETËN PANORAMA – 23.05.2017

http://www.panorama.com.al/kreu-i-startup-live-leksion-te-luarasi/