Leksion i hapur: “Gjykimi në mungesë në proçesin civil”

Leksion i hapur: “Gjykimi në mungesë në proçesin civil”

Leksion i hapur i mbajtur me z. Florjan Kalaja gjyqtar në shkallën e parë në gjykatën e rrethit Vlorë ne ambjentet e Universitetit Luarasi. Z. Kalaja promovoi librin e tij me titull “Gjykimi në mungesë në proçesin civil“. Në këtë liber ai ka trajtuar gjykimi në mungesë në gjykimin në shkallë të parë, në gjykim të zakonshëm, administrativ dhe gjykime të posaçme; në seancë përgatitore, në seancë gjyqësore. Gjithashtu kapitull i veçantë i këtij libri eshte dhe regjimi juridik i njoftimit dhe i prezumimit te dijenise; gjykimi në mungesë sipas ndërgjyqve, palë paditëse, i paditur, person i tretë. Libri trajton edhe vlerën provuese të mungeses në gjykim dhe të drejtën e ankimit të ndërgjyqësve në mungesë, gjykimin në mungesë në arbitrazhin kombëtar dhe ndërkombëtar, gjykimin brenda nje afati të arsyeshëm për ndërgjyqësit në mungesë, gjykimin në mungesë si pengesë e njohjes së vendimeve të huaja dhe të arbitrazhit, sipas së drejtës sonë dhe të drejtës së BE, gjykimin në mungesë në shkallën apel, civil dhe administrativ. Në këtë liber përfshihet edhe gjykimi në mungesë në gjykatë të lartë dhe në gjykate kushtetuese. Pjesë e librit janë gjithashtu edhe ekzekutimi i detyrueshem në mungesë të debitorit dhe kreditorit. Gjate prezantimit te librit z. Kalaja shpjegoi anen praktike te gjykimit ne mungese dhe pikepamjet e tij juridike per amendimin e nenit 179 te Kodit te Procedures civile.