Leksioni hapur: Politika e SHBA-ve kundrejt Europës Juglindor

 

Dr. Matthew Rhodes, Profesor i Studimeve për Sigurinë Kombëtare dhe Drejtor i Programeve për Europën Qëndrore dhe Juglindore të Qendrës Europiane për Studimet e Sigurisë “George C. Marshall” në Garmish-Partenkirchen, Gjermani, si i ftuar special në një aktivitet me rastin e 5 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, e mbylli qëndrimin e tij në Tiranë me një leksion të hapur në Universitetin “Luarasi”, me temë: Politika e SHBA-ve kundrejt Europës Juglindore.

Në parashtresën e tij lektori special preku tri çështje thelbësore si më poshtë: Interesimi konstant i ShBA-ve në hapësirën gjeopolitike të Europës Juglindore dhe të Ballkanit Perëndimor. Bazuar në një grup të përqëndruar argumentesh folësi ravijëzoi situatën dhe perspektivën euroatlantike të rajonit. Raportet Bashkim Europian dhe SHBA në lidhje me qëndrimin dhe koordinimin e veprimeve në këtë rajon kompleks dhe me nevoja specifike në rrugën e integrimit europian dhe në NATO. Pas një parakalimi historik të raporteve BE-SHBA Dr. Rhodes ravijëzoi dhe skenaret e mundëshme në të ardhmen e afërt dhe perspektivën afatgjatë te këtij bashkëpunimi.

Në fund të ligjërimit profesori  analizoi ndihmën e ShBA-ve ndaj vendeve të kësaj hapësire në zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë, duke u ndalur në problemet e Serbisë, Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Kroaci Në fund Dr.Matthew Rhodes iu përgjigjë disa pyetjeve në lidhje me këto çështje: -Kriza në Ukrainë dhe vëmendja e SHBA-ve ndaj Ballkanit Perëndimor në këto rrethana. -Kontributi NATO-s në aspektin ekonomik dhe siguria kombëtare. Ndryshimet e demokracisë në Serbi dhe roli i Serbisë në Ballkan. -Problemet e energjisë, raportet mes gjeopolitikës globale dhe asaj rajonale e kombëtare  dhe siguria, etj.

Leksioni u ndoq me vëmëndje nga studentët dhe stafi akademik i Universitetit “Luarasi.”

http://www.marshallcenter.org/mcpublicweb/en/nav-main-explore-gcmc-bios-faculty-en/107-cat-english-en/cat-bios-en/cat-bios-faculty-en/679-art-bio-rhodes-en.html