Leksionin i Hapur me temë “Projektet e BE për Shqipërinë dhe rajonin”

Leksionin i Hapur me temë “Projektet e BE për Shqipërinë dhe rajonin”

Të dashur studentë,

Ishte kënaqësi e veçantë sot të kishim të ftuar Znj. Asetila Köstinger, eksperte dhe menaxhuese projektesh, në Leksionin e Hapur me temë ” Projektet e BE për Shqipërinë dhe rajonin”.
Gjatë këtij leksioni, studentët prezent patën mundësinë të njihen me infrastrukturën dhe procedurën e aplikimit për projekte, si dhe u frymëzuan nga modeli pozitiv njerëzor i Znj Köstinger për arritjet në karrierën e saj personale.
Shembuj të tillë, konkret dhe që krijojnë mundësinë të njihen nga afër nga studentët ne besojmë se do të ndikojnë shumë për të stimuluar vetbesim dhe kreativitet.

Falenderime për të ftuarën dhe ju mirëpresim në aktivitetet e ardhshme, në të cilat ju lutemi të bëni kërkesat tuaja se nga cila fushë do preferonit të ftonim personalitete ose dhe të propozoni emra konkret.

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun