Food Bank Albania, model i suksesshëm i sipërmarrjes së shoqërisë civile në ndihmën e komunitetit

Food Bank Albania, model i suksesshëm i sipërmarrjes së shoqërisë civile në ndihmën e komunitetit

Të dashur kolegë dhe studentë,

Në vazhdën e përmirësimit të shërbimeve të ofruara nga KU Luarasi për studentët, sot u prezantua një iniciativë humane e cila ka në focus luftën kundër varfërisë dhe urisë. Food Bank Albania, model i suksesshëm i sipërmarrjes së shoqërisë civile në ndihmën e komunitetit.

Gjatë leksionit të hapur, përfaqësuesit dhe themeluesit e Food Bank, u ndalen të disktuojnë dhe të trajtojnë problemin me qëllim që të benin studentët të vetëdijshëm se në Shqipëri ka njerëz që sot që janë të uritur dhe për ndikimet e shumta që ka uria (mbi shëndetin mendor dhe fizik, mirëqënien e familjes, spiralja e varfërisë).

Gjithashtu ky leksion shërbeu për t’i motivuar studentët për të marrë pjesë në një fushatë ushqimore dhe për të motivuar të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë.

Përveçse një institucion elitar I dijes, Luarasi edukon qytetarët e ndërgjegjshëm.

Zyra e Marrëdhënieve me Publiku