Luarasi dhuron!

Më 26 Maj 2016, studentë dhe pedagogë të Luarasit u bashkuan me nismën e Kryqit të Kuq Shqiptar në dhurimin e gjakut.

Duke u bashkuar me moton “Të marrësh gjak të sigurt është një e drejtë, të dhurosh gjak të sigurt është një akt njerëzor dhe privilegj”, Luarasi u bë pjesë e kësaj lëvizje të madhe humane.

Faleminderit të gjithë studentëve dhe pedagogëve të Luarasit, që shprehën dëshirën dhe vullnetin për të dhuruar jetë. Jemi më shumë se krenarë që jemi të bashkuar dhe të gatshëm në nisma të tilla. #luarawsidhuron #jeminjë

Kryqi i Kuq Shqiptar synon të jetë një shoqatë humanitare e zhvilluar që punon për përmirësimin e jetës dhe dinjitetit të njerëzve në nevojë, në përputhje me Parimet Themelore të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Kryqi i Kuq Shqiptar ndihmon nëpërmjet veprimtarisë së vet humanitare, njerëzit më në nevojë duke mobilizuar forcën e humanizmit të shoqërisë.

Prej vitesh apeli i Kryqit të Kuq Shqiptar në fushën e promocionit të dhurimit vullnetar të gjakut është: “Dhuroni gjak, shpëtoni jetë! “Gjaku i sigurt fillon me mua dhe me Ju”.

Të motivohen njerëzit dhe veçanërisht të rinjtë të dhurojnë gjak është detyrë e rëndësishme dhe me shumë përgjegjësi, e cila synon ndryshimin e qëndrimeve të njerëzve dhe të sjelljeve të tyre, veçanërisht tek moshat e reja. Deri tani, Kryqi i Kuq Shqiptar i ofron shërbimit të transfuzionit rreth 6500 njësi gjak nga dhurues vullnetarë, megjithëse nevojat janë më të mëdha.

“Të marrësh gjak të sigurt është një e drejtë, të dhurosh gjak të sigurt është një akt njerëzor dhe privilegj”.

Le të përpiqemi së bashku për të dhuruar gjak të sigurt dhe të mjaftueshëm!