Luarasi mirëpret ekspertët e National Democratic Insitute

Sot, më 1 nëntor 2016, Rektori i Luarasit Prof.Dr. Arben Malaj zhvilloi një takim me Drejtorin Rajonal të National Democratic Insitute, Z.Robert Benjamin. Pjesë e takimit ishin dhe dy përfaqësues të NDI; drejtoresha për Shqipërinë Znj.Ana Kadovic, dhe këshilltari Z.Vildan Plepi.

Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) ka ndërmarrë implementimin e një projekti për monitorimin e performancës financiare të partive politike. Në këtë kontekst, në takim u diskutua për bashkëpunimet potenciale me Luarasin nëpërmjet:

1- Mundësisë së përfshirjes së stafit/studentëve në këtë projekt duke ngritur grupe pune nën supervizimin e ekspertëve për të dhënë një produkt final një draft rekomandimesh për performancën dhe nevojat e partive politike;

2- Pasurimit të kurrikulave mësimore në fushën e mirëqeverisjes, planifikimit të buxhetit dhe monitorimit të performances;

3- Zhvillimit të kurseve online për studentët e Luarasit;

4- Promovimit të ndjenjës qytetare dhe sensibilizimit të studentëve në kuadër të sfidave dhe problematikave në vend.

Në filozofinë dhe vizionin e vetë institucionit, Luarasi është promotor i bashkëpunimit me aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile dhe institucioneve të tjera që promovojnë mirëqeverisjen dhe vlerat demokratike.

Në pritje të bashkëpunimeve të tjera! Luarasi, zgjedhja juaj më e mirë!

 

Më shumë informacion për ekspertët e NDI:

Robert Benjamin – Drejtor Rajonal për Europën Qëndrore dhe Lindore

https://www.ndi.org/benjaminr

 

Ana Kadovic – Drejtore për Shqipërinë

https://www.ndi.org/kadovica

 

Vildan Plepi – https://www.linkedin.com/in/vildan-plepi-6509a928