Luarasi simbol i edukimit elitar, zgjedhja e preferuar e maturantëve

Zgjedhja e një universiteti me emër të mirë dhe e një dege që të ofron në të ardhmen, siguri në tregun e punës, janë çdo vit dilemat e të rinjve që ndodhen përpara dyerve të arsimit të lartë.
Por universiteti “Luarasi” është padyshim një zgjedhje e zgjuar për maturantët shqiptarë!

“Luarasi” plotëson gjithë tablonë e asaj çka duhet vërtetë të ofrojë një universitet, që mbi të gjitha synon të mbajë lart emrin e vet si simbol i edukimit elitar.
“Luarasi i drejtohet të rinjve që kërkojnë të jenë të vlerësuar gjatë gjithë formimit të tyre akademik.

Nga themelimi në vitin 2003, “Luarasi” nuk ka reshtur përpjekjet për reformimin, strukturimin dhe kompletimin e tij, të cilat sigurojnë diplomimin me cilësi sa më të lartë të studentëve.
Tashmë ky universitet ofron një gamë të gjerë degësh, në tre fakultete të tij.

Sot, ish-studentët e universiteti “Luarasi” i gjen të shpërndarë në gjithë sektorët e jetës politike, ekonomike dhe shoqërore, qofshin ato në administratën shtetërore apo në sektorin privat.
Ashtu si 16 vjet më pare maturantët dhe studentët e konsiderojnë “Luarasin” si institucion të vlerave dhe mundësive. Këtë e tregon më së mirë fluksi i regjistrimeve gjatë fazës së parë.

Luarasi 1

Rektori i universiteti “Luarasi” profesor Ethem Ruka së bashku me stafin akademik edhe këtë vit u angazhuan në fushatën intensive të këshillimit të karrierës me maturantë të qyteteve dhe fshatrave, kudo në vend të cilët i kanë pritur me kërshëri grupet përfaqësuese të Luarasit pasi një gjë e tille nuk kishte ndodhur nga asnjë universitet tjetër.

Kontakti ishte i drejtpërdrejt ndërsa informacioni i qartë dhe orientues.
“Jashtë procesit mësimor ne kemi takuar gati 17 mijë maturantë në kuadër të këshillimit të karrierës. I gjetëm me mungesë informacioni maturantët. Ata kanë informacion të kufizuar për akreditimin dhe nuk janë shumë të orientuar për tregun e punës. Cilat janë ato profesione që i çojnë në një destinacion të caktuar. Ka qenë një bashkëbisedim i shkëlqyer. Jam i bindur që atë që ka arritur Luarasi vështirë se mund ta ketë arritur ndonjë universitet tjetër”, thotë profesor Ruka.

Ruka

Maturantët të shoqëruar nga prindërit e tyre në këtë periudhë regjistrimesh kanë bërë zgjedhjen e tyre pranë universitetit Luarasit.
“Jemi në periudhë regjistrimesh. Është një periudhë e gjatë, pak e ndërlikuar. Sapo kemi përfunduar raundin e parë të regjistrimeve. Faza e parë është gjithmonë një fazë me mëdyshje, ka qenë një fazë e vështirë, pak e ngadaltë po për Luarasin ka qenë një fazë shumë e suksesshme.
Madje para se të fillonin regjistrimet zyrtarisht tek Luarasi, një numër i madh prindërish bashkë me fëmijët e tyre, të cilët janë maturantë aktualisht e do të jenë studentë në fillim të vitit shkollor kanë vizituar Luarasin, kanë parë mjediset, kanë marrë kontakte me mua, kanë marrë me pedagogët, me dekanët, kanë marrë gjithë informacionin e mundshëm dhe jam shumë i kënaqur që shumë prej tyre shprehën dëshirën që në atë kohë të bënin parakontrata me Universitetin Luarasi për shkak të kuotave të kufizuara që përcaktohen nga Ministria e Arsimit. Në këtë fazë ne patëm një ‘bum’ në Universitetin Luarasi, një numër studentësh që ishte
gati dyfish më i madh se vitin e kaluar. Vitin e kaluara gati 44% e atyre që zgjodhën Luarasin ishin me mesatare nga 8 deri tek 10. Këtu kanë ardhur sutdentë që janë absolutisht brilantë, me të gjitha 10 dhe nuk kanë bërë asnjë zgjedhje tjetër përveç Luarasit. Nga të dhënat paraprake, më rezulton që studentë që janë regjistruar tek Luarasi janë studentë që kanë tregues shumë të mirë nga rezultatet e provimeve të maturës por edhe nga rezultatet tek të gjitha lëndët e tjera”, tregon profesor Ruka.

Tre dekanët e universitetit “Luarasi” janë të gatshëm në çdo moment të ndihmojnë maturantët që janë ende në dilemë të bëjnë një zgjedhje për të ardhmen e tyre.
Duhet theksuar se në auditorët e Luarasit nuk merren vetëm dije por teoria ndërthuret ngushtësisht me praktikën. Këtu stafi akademik nuk do që studentët të dëgjojnë vetëm leksionin e radhës dhe të largohen. Ata sigurohen që dija dhe aftësimi përmes praktikave t’i bëjë studentët të aftë për punën nesër. Dekania e Fakultetit të Drejtësisë profesore, Rezana Konomi thotë se vetë emri i Luarasit, për të gjithë ata që e njohin, jep garanci për profesionalizëm për të gjithë ata studentë të cilët aspirojnë të jenë juristë.

“Sado që ne mendojmë se ka shumë juristë dhe e dëgjojmë shpesh të thuhet këtë, përsëri studentët e kanë në zgjedhjet e tyre. Nëse ata kanë 10 alternativa në zgjedhjen e studimeve të tyre, gjithmonë Fakulteti i Drejtësisë është njëra prej tyre. Mund të them që në njërën prej këtyre, gjithmonë Universiteti Luarasi është i pari. Ka bërë diferencën me universitetet e tjera, të paktën sa i përket degës së Drejtësisë. Thashë jo vetëm për shkak të traditës që ka treguar, për historinë e saj të suksesit por edhe për modelet e suksesit të cilët na kanë nderuar në çdo fushë dhe në çdo aspekt ku kanë aderuar pas përfundimit të studimeve. Për këtë shkak them që jo vetëm stafi i përkushtuar, profesionistët, ekspertët e fushës brenda dhe jashtë vendit por gjithashtu edhe gjithçka tjetër që është në funksion të mësimdhënies dhe të interesit të studentit padyshim që bën diferencën me çdo institucion tjetër, për këtë kemi tregues të matshëm të cilët na tregojnë që Universiteti Luarasi vazhdon të jetë më i miri, për sa i përket fushës së drejtësisë. Ne kemi menduar që jo vetëm dija të merret nëpërmjet auditorëve por mësimi dhe lektimet në auditor të mund të ndërthuren me praktikat studentore, të cilat janë praktika që realizohen gjatë gjithë vitit shkollor. Pra, nuk mund të mjaftohemi vetëm me muajin e praktikës së studentëve por gjatë gjithë kohës ato kanë mundësinë të ndërthurin dijen teorike me praktikën. Në ç’mënyrë? Një nga mënyrat është që të vijnë profesionistë të fushës, gjyqtarë, prokurorë, avokatë të nderuar pranë auditorëve por sidomos studentët tanë të shkojnë pranë gjykatave, prokurorive dhe çdo institucioni tjetër të drejtësisë dhe kjo i afron më shumë ata me profesionin. I bën ata të ndihen që në bankat e shkollës që mund të vlejnë dhe është profesioni që ata kanë zgjedhur, atë kanë dashur dhe padyshim që ia ka vlejtur që e kanë bërë këtë. Kështu që mënyra se si ne e ndërthurim dijen teorike me praktikën është një mjet të cilin e kemi përdorur dhe na ka rezultuar shumë efikas dhe kjo ka zgjuar edhe më shumë kërshërinë, kuriozitetin dhe interesin e studentëve sepse të ndihesh që nga bankat e shkollës që nesër do jesh një profesionist dhe ajo e nesërmja nuk është shumë larg është shumë mirë sepse ajo ëndrra të cilën ti e ke menduar paraprakisht e shikon të realizuar vit pas viti deri sa mbaron studimet”, deklaron Konomi.

Konomi

Dekania e fakultetit të Drejtësisë shprehet se formimi i studentëve është me rëndësi edhe për suksesin e reformës në drejtësi.
“Reforma në drejtësi është tema aktuale, tema që ka zgjuar debat. Tema që ka nxjerrë në pah disa problematika dhe për këtë arsye është nevojë imediate sot që juristët dhe profesionistët e ardhshëm të jenë të përgatitur për të nesërmen jo vetëm për t’i shërbyer ndërtimit të shtetit ligjor por mbi të gjitha për të dhënë ekspertizën e tyre profesionale në kuadër të reformës në drejtësi që është një fjalë e madhe por që në vetvete përfshin konfigurimin e gjithë institucioneve të sistemit të drejtësisë. Pa dyshim që nëse nuk japim kontributin tonë në nxjerrjen e profesionistëve dhe ekspertëve të cilët do t’i shërbejnë të nesërmes nuk e kemi arritur misionin tonë. Cilin mision? Pikërisht që të ndërtojmë shtetin ligjor të së drejtës dhe të japim kontributin tonë për të ofruar ekspertizën e cila përgatitet që në auditorët e në bankat e institucioneve të arsimit të lartë”, thotë dekania Konomi.

Studentet Luarasi

Studentët e Luarasit kanë më tepër mundësi për të gjetur një vend pune në gjirin e gamës së gjerë me mbi 20 kompani që ka grupi Hysenbelliu. Dekani i Fakultetit Ekonomik profesor Mateo Spaho shprehet se këtu studentët udhëhiqen nga pedagogë të motivuar që do iu shërbejnë studentëve të jenë lider.

 
 

“Jemi të lumtur që gjithmonë e më shumë studentë përzgjedhin të jenë pjesë e Fakultetit Ekonomik në Luaras. Sepse krahas një formimi tipik dhe klasik për sa i përket financës dhe administrimit të biznesit, universiteti Luarasi gjithmonë e më shumë është i fokusuar tek ekonomia e dijes. Sepse sa më shumë kalon koha, aq më pak ka nevojë për kapitale dhe aq më shumë ka nevojë për inspirim, për aftësi për të bërë biznes. Pra, krahas formimit për të qenë pjesë e institucioneve më prestigjioze publike dhe private të Shqipërisë ne kërkojmë të mësojmë studentët të jenë sa më shumë sipërmarrës, sa më shumë të inspiruar për ta jetuar jetën e tyre me gjithmonë e më shumë pasuri shpirtërore dhe ekonomike. Universiteti Luarasi është thellësisht i lidhur me institucionet publike dhe private sa i përket praktikave të punës të studentëve, të cilët kanë të drejtën dhe mundësinë për të zhytur duart e tyre dhe mendjen e tyre në realitetin ekonomik shqiptar. Institucionet publike dhe private ku ata japin çfarë kanë mësuar dhe mësojnë nga praktika e punës. Në të njëjtën kohë mund të themi se grupi Hysenbelliu me më shumë se 20 ndërmarrje është pjesë aktive e kërkesës për studentë të rinj nga të gjitha fakultetet e Universitetit Luarasi dhe studentët e Fakultetit Ekonomik shfrytëzojnë plotësisht mundësitë që ky grup u jep. Fakulteti jep mundësi jo vetëm sa i përket Bachelor-it por edhe për studentët që kërkojnë të jenë sa më specialistë në punën e tyre, të jenë sa më të përgatitur në fushën e menaxhimit të sigurimeve në financë dhe menaxhim risku. Në fushën e kontabilitetit dhe natyrisht në fushën e menaxhimit ekzekutiv sepse gjithnjë e më shumë është e rëndësishme se si ta menaxhosh një biznes për të pasur sukses. Pra, burimet njerëzore janë kyçi, kjo është edhe e ardhmja, kjo është edhe ekonomia e dijes”, deklaron profesori Spaho.

Mateo Spaho

Vetë studentët e Luarasit janë fytyra e universitetit. Ata tregojnë eksperiencat e tyre personale dhe e quajnë veten me fat në krahasim me bashkëmoshatarët e tjerë pasi kanë bërë një zgjedhje të zgjuar që i përgatit që në bankat e shkollës të jenë dhe të ndihen profesionistë të vërtetë.

Por universiteti “Luarasi” është një institucion arsimor tashmë i ndërkombëtarizuar pasi studentët mund të përfitojnë nga marrëveshjet e Luarasit me universitetet prestigjioze si ai i Bolonjës në kuadër të programit të Bashkimit Europian “Erasmus”.

Zëvendës rektorja e Luarasit Anni Dasho tregon se po zhvillohen bisedime intensive për ndërtimin e një rrjeti bashkëpunimi me partnerë të tjerë në këtë projekt. Kosto është zero për studentët sepse paguhen të gjitha nga Bashkimi Europian.

Anni

Anni“Studentët e Erasmus kanë 6 muaj Exchange nëse semestrin e dytë të vitit të dytë ose semestrin e parë dhe të dytë të vitit të tretë ku programet tona janë ekuivalentë me programet e universiteteve me të cilët ne kemi bërë marrëveshje. Eksperienca e tyre vjen një eksperiencë shumë e madhe dhe jo vetëm në kuadër të studentëve por edhe në kuadër të lektorëve tanë të cilët shkëmbejnë inovacionin e tyre ose le të themi eksperiencën që kanë në fushën e mësimdhënies me fakultete të cilët janë avangardë dhe inovative në Europë. Thirrjet më kryesore të cilat janë aprovuar dhe ne jemi duke komunikuar me partnerët tanë janë universiteti i Bolonjës, kemi politeknikun e Barit për Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, kemi universitetin në Turqi, ‘Sehir University’ dhe janë dy negociatat e fundit me dy universitete gjermane ku jemi në pritje të përfundimit të ‘Ok’ të thirrjes që kemi bërë së bashku me këto dy universitete”, tregon zëvendës rektorja.

Në tregun e punës studentët e të diplomuarit e universitetit Luarasi janë nga më të kërkuarit sepse politikat e universiteti janë që të ndiqet një program zhvillimi dhe promovimi i gjithsecilit.

Kushdo që ka studiuar apo studion në Universitetin Luarasi e di se një nga pikat më të forta të këtij institucioni është jeta studentore që e karakterizon atë, dinamike dhe tërheqëse, me mundësi të shumta ku të gjithë mund ta gjejnë veten më së miri.

Leksionet e hapura, aktivitetet jashtë ambienteve të universitetit, konkurset, organizimet studentore, janë vetëm disa nga faktorët që e pasurojnë eksperiencën të studiuarit në Luarasi.
Kampusi i universitetit Luarasi ka një infrastrukturë moderne e cila ofron mundësitë më të mira për mësimdhënien, praktikat mësimore, shfrytëzimin e burimeve të literaturës por edhe së fundmi janë shtuar ambientet çlodhëse dhe një mensë e re.

Investimet vazhdojnë të plotësohen edhe në infrastrukturë vit pas vitit në mënyrë që studentët të ndihen sa më komodë.
Sot askush nuk mund të vejë në diskutim rolin e pazëvendësueshëm që luajnë teknologjitë e informacionit në jetën ekonomike, sociale dhe politike. Edhe pse është fakulteti më i ri në Luaras, fakulteti i Teknologjive të Informacionit dhe Inovacionit është zgjedhja e shumë studentëve.

Dekani i fakultetit të Teknologjive të Informacionit dhe Inovacionit, profesor Indrit Baholli thotë se sot në Shqipëri ka jashtëzakonisht nevojë për inxhinierë të teknologjisë së informacionit,

Por janë studentët e këtij fakulteti të cilët ndajnë eksperiencën e tyre dhe bëjnë thirrje për ata maturantë që e kanë pasion teknologjinë e informacionit dhe duan të punojnë në këtë fushë të zgjedhin Luarasin.

Natyrshëm lind pyetja se çfarë e dallon Universitetin “Luarasi” nga institucionet e tjera të arsimit të lartë? Rektori Ruka rendit disa nga cilësitë që formojnë fizionominë e universitetit që drejton e më tej sqaron arsyet përse Luarasi është zgjedhja më e mirë për këdo që beson tek vlerat e një institucioni cilësor dhe elitar, i cili përgatit studentët për tregun e punës.

“Në radhë të parë Universiteti Luarasi duhet të zgjidhet sepse është një ndër 4 universitetet më të mira të Shqipërisë, i akredituar për 6 vite. Të tillë janë vetëm 4 në Shqipëri, të tjerët janë 5, 4, 3, 2 e kështu me radhë gjë që maturantët shqiptarë nuk e dinin dhe unë jam munduar tua shpjegoj në të gjitha takimet që kemi pasur. Luarasi duhet të zgjidhet sepse ka staf akademik të shkëlqyer, shumë profesionist qoftë në fushën e mësimdhënies, qoftë në fushën e kërkimit shkencor, qoftë dhe në dimensionin social.
Luarasi duhet zgjedhur sepse përveç se është një universitet i mirë, është edhe një qendër e hapur debati për të gjitha pikëpamjet në fushën e drejtësisë, në fushën e ekonomisë, në fushën e teknologjive të informacionit. Ne zhvillojmë aktivitet të shumta, ftojmë profesorë të huaj, ftojmë specialistët më të mirë të vendit. Ftojmë studentë të huaj të cilët debatojnë me studentët tanë në mënyrë që studentët tanë të mos jenë thjesht njerëz që vegjetojnë në auditorë por të përfitojnë nga ky dimension tjetër ngaqë jeta është më e gjallë, problemet janë më të shumta dhe duke diskutuar me specialistët vendas dhe të huaj sigurisht që përfitojnë akoma më shumë. Studentët, maturantët shqiptarë duhet ta zgjedhin Luarasin sepse ai ofron të gjitha mundësitë për programin Erasmus për studentët e talentuar. Jo vetëm kaq, por në dallim nga universitetet e tjera vitin e kaluar kemi siguruar bursa për studentët tanë për të studiuar në universitete shumë të mira të botës. Dhe ky është një avantazh shumë, shumë i rëndësishëm. Jam i bindur se këta studentë në universitetet ku kanë shkuar do të bëhen specialistë të mirë dhe jam i bidnur që Luarasin do ta mbajnë në zemër dhe dijet që do marrin andej do t’i kthejnë përsëri në Shqipëri.
Ne i japim shumë rëndësi inovacionit në Universitet. Ne vërtetë mund të kemi studentë shumë të mirë por ne nuk u japim mundësinë të dallojnë se cili është më i miri ndër më të mirët, cili është më kreativ. Vjet kemi filluar një program me maturantët e shkollave të mesme në fushën e inovacionit, për teknologjitë e informacionit, ekonominë dhe drejtësinë. Sivjet do ta shtrijmë në të gjitha nivelet e shkollimit në bachelor dhe në master për të dalluar me të vërtetë studentët që janë inovativë, që kanë ide për ta parë një situatë si është dhe si mund ta çojë përpara. Në qoftë se ne japim një copë karton në fund, që quhet diplomë dhe studentët tanë rropaten nëpër dyer të ndryshme për të kërkuar punë dhe qëndrojnë nga 3-4 vjet unë do të thosha që një shkollë e tillë e lartë nuk është e mirë. Luarasi dallohet si një ndër shkollat që e ka shkallën e punësimit shumë të lartë, gati 80% e atyre që mbarojnë punësohen 5 muajt e parë pasi marrin diplomën sipas sondazheve që ne bëjmë.
Për shembull vitin e kaluar ata që mbaruan për administrim biznesi në fusha të tjera të ekonomisë, gati 70% ishin punësuar, kishin bërë kontratat e punës pa marrë diplomën tek Luarasi dhe kjo është një vlerë jashtëzakonisht e rëndësishme sepse shkolla të merr maturant, të kthen profesionist dhe duhet të çojë në një destinacion të sigurt dhe kjo është shumë e rëndësishme. Një nga arsyet është infrastruktura. Ne jemi në vendin më të preferuar të Tiranës, jemi në një kampus të themi universitar, në krah kemi Fakultetin Histori-Filologji, kemi Gjuhët e Huaja, kemi fakultetin ekonomik. Por infrastruktura e universitetit Luarasi është e mrekullueshme. Këtu nuk mungon absolutisht asnjë gjë, jo vetëm si ndërtim, auditorët por të gjitha shërbimet e tjera ndihmëse të cilat e bëjnë studentin që të ndihet mirë. Këtë vit ne kemi bërë gati 150 mijë euro investim vetëm për shërbime të studentëve në mjediset e universitetit dhe jam i bindur që studentët do ta ndiejnë veten jashtëzakonisht mirë. Ka edhe një arsye tjetër që pak e vënë në dukje të tjerët. Universiteti Luarasi është pjesë e grupit Hysenbelliu që është një grup i fuqishëm dhe ka një kompani të madhe mediatike, e cila është edhe në shërbim të universitetit”, thotë profesor Ruka.

Në Universitetin Luarasi, një student mund të gjejë gjithçka i nevojitet për të qenë një profesionist i suksesshëm dhe të marrë një edukim elitar.
Ekselenca akademike, infrastruktura moderne dhe jeta studentore e larmishme e bëjnë Luarasin universitetin e duhur për të mësuar, jetuar dhe krijuar një të ardhme të shkëlqyer.
Nuk janë vetëm këto arsyet pse të gjithë të rinjtë duhet të drejtohen tek Universiteti “Luarasi” si mundësi më e mirë për më të mirët, të tjerat do t’i zbulojnë vetë sikurse gjeneratat e viteve të kaluara.