“Luarasi” triumfon në ‘Innovation fest’

Një projekt inovativ që lidhet me një aplikacion të porositjes së ushqimit online; është pikërisht fitues i INNFEST 2019, hartuar nga studentja e ekonomikut në Kolegjin Universitar Luarasi, Xheni Maloku.

Kështu lindi ideja për të krijuar paketime ecofriendly, i përshtatshëm për mjedisin, nuk e ndot dhe është i reciklueshëm, e njëherësh ushqimor. Paketimi është i përbërë nga karton i pastër 100%, prodhuar në Shqipëri, dhe përmban plasmas ushqimor me lëndë të parë drurin, dhe vaj ushqimor. Sugjerohet që ushqimi të shkojë të porositësi në këtë formë, pa asnjë kosto shtesë.

 
 

Në vitin e dytë dhe të tretë në Universitetin Luarasi, studentët kanë mundësi që përtej punësimit tradicional sa i përket institucioneve shtetërore dhe biznesit private, të jenë sa më innovator dhe të hapin me idetë e tyre një biznes të ri, të vogël dhe të zhvillojnë ide të reja edhe në Shqipëri, falë eksperiencës së pedagogëve, të cilët japin një shembull pozitiv dhe inspirues.