Marie Skłodowska-Curie Actions Individual Fellowship (MSCA-IF), Universiteti i Padovës organizon “MSCA Marathon”.

Të dashur miq,

Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), ju bën me dije se në kuadër të Marie Skłodowska-Curie Actions Individual Fellowship (MSCA-IF), Universiteti i Padovës organizon “MSCA Marathon”.

Kandidatët që do të përzgjidhen do të trajnohen se si të shkruajnë një propozim të suksesshëm në Thirrjen e ardhshëme MSCA-IF me Universitetin e Padovës, si institucionin pritës.

Gjatë programit të trajnimit kërkuesit do të marrin informacione në lidhje me Thirrjen MSCA-IF 2017, këshilla si të hartojnë propozime të suksesshëme, do të takohen me mbikëqyrësit e mundshm, vizitojnë laboratorët e Universitetit të Padovës dhe do të diskutojnë me MSCA fellows.

20 kandidatët që do të përzgjidhen nga Universiteti i Padovës do të marrin fonde për udhëtimin.

10 kandidatët e tjerë do të pranohen tek programi me shpenzimet e tyre.

http://www.unipd.it/…/msca-marathon-master-your-research-an…

 

Ju ftojmë të merrni pjesë!
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun