Master i Shkencave në të Drejtë Publike dhe Administrative

Liçensuar: VKM Nr. 490, datë 23.06.2010

Në proçesë akreditimi – Kohëzgjatja: 2 vite  120  ECTS

Përse duhet të regjistroheni tek ky Master?

Formimi i juristëve të aftë dhe të kualifikuar për të punuar me profesionalizëm vecanërisht në administratën publike, dhe të aftë t’i përgjigjen kërkesave që shtron përpara anëtarësimi i Shqipërisë në BE për një administratë eficente dhe profesionale, shihet si një domosdoshmëri në ditët e sotme.

Njohuritë e avancuara në fushën e të drejtës publike dhe adminstrative shihen të nevojshme për të analizuar në mënyrë të thelluar institute të së drejtës publike shqiptare dhe për të gjykuar në lidhje me praktikën gjyqësore shqiptare dhe zgjidhjet që ajo jep.

Ky master plotëson nevojën në rritje për formim shkencor të thelluar me qëllim aftësimin e studentin për një kërkim të pavarur shkencor në fushën e studimeve të të drejtës publike dhe administrative.

Kujt i drejtohet ky Master?

Ky Master u drejtohet kryesisht studentëve të diplomuar në drejtësi, të cilët synojnë të punësohen në administratën publike, në varësi të pozicionit dhe të vendit të punës; në organizma ndërkombëtarë, në organizata joqeveritare, etj.

Gjithashtu ky master u drejtohet studentëve që kërkojnë të aftësohen në kërkim të pavarur shkencor në fushën e studimeve të të drejtës publike dhe administrative.

Në këtë master pranohen studentët të diplomuar në shkencat juridike dhe sociale të cilët duan të ndërmarrin një karrierë në fushën akademike nëpërmjet thellimit të njohurive në fushën e të drejtës publike dhe administrative.

Çfarë përmban ky Master?

Programi i Masterit nëpërmjet një trajtimi të thelluar dhe të avancuar të çështjeve më kryesore të të drejtës publike, sjell një trajtim shkencor dhe bashkëkohor, jo vetëm të cështjeve klasike të së drejtës publike, vecanërisht në fushën e të drejtës kushtetuese dhe asaj administrative, por dhe i trajton ato në një këndvështrim modern, në përputhje me ndryshimet dhe risitë në Shqipëri.

Masteri i Shkencave në “Të drejtë publike dhe administrative” synon t’u japë studentëve një trajtim sa më koherent të të drejtës publike dhe administrative, nëpërmjet disiplinave si E drejtë europiane, Metodat e kërkimit shkencor, Të drejtat e njeriut dhe jurisprudenca e Strasburgut, etj.

LENDET

Nr Disiplina apo titulli i veprimtarisë Tipi i veprimtar Kreditet Viti  Frekuentimi
1 E drejtë europiane

C

      6

I

I detyrueshëm
2 E drejta administrative –Studime të thelluara

B

6

II

I detyrueshëm
3 Kontrolli kushtetuese

B

7

I

I detyrueshëm
4 Ekonomia dhe financat publike

6

I

I detyrueshëm
5 Metodat e kërkimit shkencor

A

6

I

I detyrueshëm
6 E drejta kushtetuese e krahasuar

B

6

II

I detyrueshëm
7 Antropologjia juridike

A

7

I

I detyrueshëm
8 Pushteti vendor

B

7

I

I detyrueshëm
9 Sistemi tatimor

C

7

II

I detyrueshëm
10 Të drejtat e njeriut dhe jurisprudenca e Strasburgut

C

7

I

I detyrueshëm
11 Urbanizimi dhe menaxhimi i territorit/Teknika legjislative

D

7

I

Me zgjedhje
12 E drejtë gjyqësore/Gjykimi administrativ

D

6

II

Me zgjedhje
13

Përvoja praktike

E

12

I+II

I detyrueshëm
14

Prova finale

F

30

II

I detyrueshëm

TOTALI

120