MBLEDHJA E BORDIT ADMINISTRATIV TË KU “Luarasi

 

NJOFTIM

MBLEDHJA E BORDIT ADMINISTRATIV TË KU “Luarasi”

 

Në zbatim të Ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe Statututit të Kolegjit Universitar “Luarasi”, ditën e mërkurë, datë 15 Mars 2017, ora 12:00, në sallën e Rektoratit KU “Luarasi”, U zhvillua mbledhja e Bordit të Administrimit, nen kujdesin e Rektorit Malaj, me prezencën e nderuar të antarëve të tij, Z.Aleks Luarasi, Znj Fabiola Hysebelliu, Znj Folitjona Puraveli, Z. Luan Bregasi, Znj Aelita Mani, Z. Ilirjan Celibashi, Znj Blerina Shkurti, si dhe me prezencen e vecante te Presidentit te Hysenbelliu Group Z. Irfan Hysenbelliu.

Bordi i Administrimit të KU Luarasi, i riorganizuar dhe tashmë më një mandat 4 vjeçar është strukturë e cila, harmonizohet me përfshirjen e akademikëve, ekspertëve te biznesit dhe përfaqësuesve të biznesit.

Gjatë mbledhjes, u diskutua dhe u vendos:

  1. Mbi zgjedhjen e Prof Dr Aleks Luarasi Kryetar i Bordit të Administrimit;
  2. Mbi miratimin e Planit Strategjik të Zhvillimit të Institucionit për periudhën 2016-2020, të propozuar nga Senati Akademik i KU “Luarasi”;
  3. Mbi miratimin e buxhetit vjetor dhe afatmesëm, të miratuar paraprakisht nga Senati Akademik;
  4. Mbi miratimin e numrit të personelit akademik dhe administrativ të institucionit;
  5. Mbi projekt rregulloren e institucionit;
  6. Mbi prezantimin për hapjen e programeve të reja të studimit për vitin akademik 2017- 2018 nga Rektori i KU “Luarasi”;
  7. Të ndryshme.

Zyra e Marredhenieve me Publikun