Memorandum Bashkëpunimi me Shoqatën e Avokatëve Penalist Shqiptar

Të nderuar miq të Kolegjit Universitar Luarasi, sot kemi zgjeruar partneritetin duke nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Shoqatën e Avokatëve Penalist Shqiptar( SHAPSH), gjatë takimit për çmimet vjetore Toga e Artë organizuar nga SHAPSH pranë Muzeut Kombëtar. Ky Memorandum ka për qëllim të forcojë promovimin dhe zhvillimin akademik, bashkëpunimin ndërmjet palëve mbi bazën e barazisë dhe përfitimit reciprok.

Më konkretisht bashkëpunimi midis Luarasit dhe SHAPSH në fushat e lartpërmendura do të konsistoj në bashkë-organizimin e leksioneve dhe programeve të trajnimeve afatshkurtra, aktivitete të përbashkëta kërkimore, bashkë-organizimin e programeve të praktikës si dhe fusha të tjera bashkëpunimi të rëna dakord reciprokisht nga palët.

Ky Memorandum vjen brenda një kohe të shkurtër, pas takimeve të fundit të Rektorit Prof.Dr Malaj me Kryetarin e SHAPSH Z.Saimir Vishaj.

Është kënaqësi për të dyja palët të kemi partneritetin e njëra tjetrës, dhe të mirëpërdorim potencialin e përbashkët në të mirën e studentëve.

Zgjidh Luarasin!