Mirëpritem në një Auditorium të Hapur, Profesorin Ricardo Hausmann të Universitetit të Harvardit

Shoqata e studentëve shqiptarë që kanë studjuar në Harvard (http://www.harvardclub.al/) , Luarasi (http://www.luarasi-univ.edu.al/) dhe Instituti për Politika Publike dhe Mirëqeverisje (http://www.ippm.al/) mirëpriten në një Auditorium të Hapur, Profesorin Ricardo Hausmann të Universitetit të Harvardit Prof Hausmann drejton Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar në Universitetin e Harvardit dhe është Profesor i Praktikës së Zhvillimit Ekonomik në Shkollën e Qeverisjes John F. Kennedy. (https://www.hks.harvard.edu/centers/cid).
Faleminderit Teuta Turanit studentes së re të Harvardit dhe kolegut Ilir Ciko për organizmin në detaje të këtij takimi,
Profesor Hausmann në cilësinë e drejtuesit të projektit kerkimor “Rritja ekonomike në Shqipëri”, projekt i konceptuar për të asistuar Qeverinë shqiptare në kuadër të adresimit të sfidave të rritjes, ndau me studentet dhe të pranishmit eksperiencën e tij në të kuptuarin e potencialeve të rritjes për ekonominë shqiptare dhe mënyrat më efikase të të kuptuarit dhe dizenjuarit të një modeli ekonomik që do të mundësonte një rritje të qendrueshme.

Profesor Hausmann qartësoj sfidat kryesore të qeverisë shqiptare në fillimin e saj ku prioritare ishin, vendosja e stabilitetit makro-ekonomik, përfundimi i proçesit me CEZ dhe së treti reformën e mbledhjes së detyrimeve ndaj furnizimit me energji dhe ujë.

Profesor Hausamn qartësoj elementët kryesore të strategjisë të zhvillimit ekonomik bazuar në rritjen e sektoreve produktive.

Po kështe u diskutua rreth sfidave të mirë funksonimit të shtetit ligjor, domosdoshmërinë e reformës së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit.

Në përfundimin e aktivitetit Rektori i Luarasi Prof. Dr Arben Malaj pasi falenderoi Prof.Hausmann dhe Klubin e Harvardit për bashkëpunimin, i akordoi Prof Hausmman një çertifikatë mirënjohje.