Modeli i Zvicrës- të qeverisësh nëpërmjet referendumeve

Të dashur miq,
KU Luarasi në bashkëpunim me KRIIK Albania, dhe Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë organizuan Leksionin e Hapur – Bashkëbisedim me Prof. Andreas Auer.

Leksioni i Hapur u zhvillua në kuadër të fushatës advokuese në adresim të korrupsionit zgjedhor, nxitjes së demokracisë së drejtpërdrejtë, rritjes së përfshirjes së rinisë dhe burimeve universitare në diskutimin publik, të ndërmarrë nga KRIIK, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë.

Prof. Auer mbajti një prezantim të shkurtër mbi temën “Modeli i Zvicrës – të qeverisësh nëpërmjet referendumeve. Kufizimet e demokracisë së drejtpërdrejtë; parimet kushtetuese dhe rreziqet nga referendumet.”

Në 30 minutat e para të leksionit të hapur Prof. Auer referoi, ndërsa pjesa në vazhdim u bashkëbisedua me të ftuarit, me pjesëtaret e trupës akademike dhe studentët e pranishëm në auditor.

Në përfundim, KU Luarasi falenderoi të ftuarin dhe dorëzoi Certifikatën e Mirënjohjes.