Moot Court Albania – VII

Moot Court Albania – VII

📣Qendra Europiane në bashkëpunim me Civil Right Defenders (CRD) organizuan për të shtatin vit radhazi konkursin “Moot Court Albania – VII” me studentët e fakulteteve shqiptare të drejtësisë. ⚖️⚖️Duke mundësuar kështu thellimin dhe vënien në praktikë të njohurive të studentëve në fushën e të drejtave të njeriut, veçanërisht të atyre që garantohen nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe njohjen më mirë të jurisprudencës së Gjykatës të Strasburgut. ⚖️✍️👨‍⚖️
👉Studentët, Klidi Ndoni, Aleksia Aliu, Greta Kamberaj, Iris Dajti, Stela Llozana dhe Anxhela Kokoshi të Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit “Luarasi” nën mentorimin profesional të profesorit Admir Belishta u kualifikuan për fazën gjysëmfinale të konkursit. 👨‍⚖️👩‍⚖️ ⚖️
📌 Në gjysëmfinale, arritën studentët e fakulteteve të drejtësisë së 4 universiteteve: Universiteti “Luarasi”, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.👨‍💻👩‍💻
Kështu në datën 12 dhjetor, pas hedhjes së shortit, studentët Klidi Ndoni, Greta Kamberaj dhe Iris Dajti të “Luarasit”, në rolin e Shtetit, u përballën në mënyrë tepër dinjitoze me studentët e Universitetit të Tiranës. 🧑‍⚖️👨‍⚖️👩‍⚖️
👉Nën gjykimin e një jurie me profesionistë të nderuar të fushës së drejtësisë, studentët paraqitën argumentat e tyre me shumë profesionalizëm dhe etikë.
📌Juria vlerësoi me pikët më të larta studentët e Universitetit të Tiranës dhe studentët e Universitetit “Luarasi” duke i kualifikuar për një përballje tjetër në finalen e Moot Court Albania – VII.
👉Universiteti “Luarasi” dëshiron të falenderoj dhe të uroj studentët, profesorin Admir Belishta dhe stafin akademik të Fakultetit të Drejtësisë për këtë arritje të rëndësishme.👏👏

📣Suksese skuadrës “Luarasi” në finalen e konkursit! 👩‍⚖️👨‍⚖️👩‍⚖️⚖️
Jemi të gjithë me ju!🔝⚖️🙏