Ndikimi i etikës në zhvillim, Dr. Michael Green

Ndikimi i etikës në zhvillim, Dr. Michael Green

Të dashur Miq dhe Studentë të Luarasit!

Ishte kënaqësi dhe nder i veçantë të kishim sot mes nesh Dr. Michael Green, një personalitet botëror me kontribut të shquar, Lektor pranë Universitetit të Oxford, Teolog dhe autor i mbi 50 Libra, në një leksion të hapur me temë “Ndikimi i etikës në zhvillim”. Dr. Green ndau me auditorin bindjen e tij se baza e shoqërisë është invdividi dhe se ndryshimi i të tërës është detyrë e secilit prej nesh.

Gjatë fjalës së tij Rektori i Kolegjit Universitar Luarasi, Prof Dr. Arben Malaj, i dorëzoi DR. Green Certifikatën e Mirënjohjes në emër të Luarasit, që është kthyer tashmë në traditë.

Ky Leksion u zhvillua në vazhdën e bashkëpunimit të çmuar mes Luarasit, Sotmërisë dhe Veritas, bashkepunim i cili premton të sjellë gjithmonë e më tepër personalitete të shquara për auditorin e jashtëm dhe të brendshëm të Luarasi, ndaj lutemi të mos hezitoni të na bashkoheni dhe të na kontaktoni për çdo aktiviteti, si dhe të ndiqni të rejat e faqes sone www.luarasi-univ.edu.al


Ju Mirëpresim!