Në një intervistë për News24 Albania Z. Malaj: Premtimet ekonomike të partive të parealizueshme dhe të paargumentuara

Në News24 duke diskutuar për programin ekonomik të partive politike dhe lidhur me pjesën teknike të qeverisë politike.
I. Lidhur me programet ekonomike.
1. Partitë politike duhet të bëjnë publike në mediat e tyre sociale manifestin elektoral të miratuar në kongreset elektorale. Transparenca dhe llogaridhënia janë elementë kritikë të demokracisë funksionale në partitë politike për (i) anëtarët e tyre, (ii) për opinioni publik dhe sidomos (iii) ndaj votuesve.

2. Propozimet për politikat ekonomike e fiskale duhet të jenë të mirë strukturuara dhe lehtësisht të kuptueshme nga çdo votues. Objektivat konkrete duhet të jenë të qarta dhe të monitorueshme.

3. Propozimet për ulje të taksave, rritje të mbështetjes sociale dhe rritje të mbështetjes konkrete për sektorë konkretë të ekonomisë si (i) arsimi, (ii) shëndetësia, (iii) bujqësia dhe (iv) mbeshtetja sociale duhet të jenë të kuadruara me përllogaritjet konkrete që balancojnë rënien e të ardhurave dhe parandalojnë rritjen e deficitive buxhetore dhe borxheve publike.

II. Lidhur me ministrat teknikë.
Ata kanë një mundësi të jashtëzakonshme që në një kohë relativisht të shkurtër të bëjnë një ndryshim të madh në kulturën tonë qeverisëse.
Kjo kërkon që ;
1.Ministrat të mos cënojnë organizimin e integruar dhe harmonik të ministrive, pa e ndarë drejtimin e tyre në ne dhe ata.

2. Të eleminojnë çdo vonesë apo paqartësi në përmbushjen sa më mirë të çdo angazhimi dhe detyrimi të minsitrive respektive lidhur me (i) zbatimin e prioriteteve ; (ii) lidhur me buxhetin afatmesëm dhe (iii) buxhetin 2018.

3. Ministrat duhet të njihen menjëherë me kalendarin e detyrimeve ndaj prioriteve të qeverisë, bashkëpunimet me donatorë bilateral dhe multilateralë.

4. Duhet të takojnë çdo ekspert që punon në institucionet e tyre të varësisë dhe tju garantojnë atyre mbështetjen për implementimin e suksesshëm të projekteve të tyre.

5. Duhet të bashkëpunojnë me përkushtim profesional dhe sinqeritet me çdo koleg të administratës së institucioneve të tyre për t’i respektuar dhe garantuar për vijueshmërinë e bashkëpunimit.

5. Duhet të krijojnë besim dhe respekt nga administrata publike duke rrëzuar përfundimisht riskun e rëndë të paqendrueshmërisë së administratës publike.

Për t’i realizuar këto prioritete, ministrat teknik duhet të eleminojnë përfshirjen në stafet e tyre politike individë që kanë punuar në këto ministri që mund të keqpërdorin këtë mundësi për të nxjerrë inate dhe qejfmbetjet individuale.

Sjellja e tyre hakmarrëse dhe jo etike me stafin e ministrive, dëmton rëndë imazhin e ministrive dhe sidomos efektivitetin e administratës përkatëse.

Fryma e marrëveshjes duhet respektuar edhe nga kryeministri dhe lideri i opozites. Agresiviteti partiak gjatë fushtës elektorale e bën më të vështirë mundësinë e kontributit pozitiv të ministrave teknik.