Një mundësi e shkëlqyer për studentët e Luarasit!

Tjetër bashkëpunim për Luarasin! Këtë herë me një partner të madh: BiznesAlbania, me mbështetje të gjerë në projekte kombëtare nga aktorë si Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë donatorë lokale.

Palët marrin përsipër të angazhohen në një marrëdhënie të përbashkët afatgjatë bashkëpunimi sipas kushteve të mëposhtme.

SHLUJ “Luarasi” merr përsipër:

  • Të njoftojë studentët për mundësitë e zhvillimit të praktikës mësimore me kohëzgjatje dhe të internship-eve, pranë bizneseve që janë pjesë e Biznes Albania, në bashkëpunim më këtë të fundit.
  • Të vërë në dispozicion ambjentet për aktivitete me qëllime të përbashkëta dhe që promovojnë këtë marrëveshje.
  • Të kontribuojë me studime dhe punime shkencore në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë.

Ndërkohë, Biznes Albania merr përsipër:

  • T’i krijojë mundësi studentëve të Universitetit që të kryejnë praktikën mësimore dhe internship-e.
  • Të promovojë, sipas mundësisë, në aktivitetet që organizon dhe/apo merr pjesë bashkëpunimin me Universitetin.
  • Të ofrojë leksione të hapura nga sipërmarrës të suksesshëm për të sjellë në auditore praktika konkrete.
  • Të kontribuojë me lobim, rrjetëzim dhe mbështetje për projekte për kërkime shkencore të përbashkëta në fushat relevante me veprimtarinë e Universitetit Luarasi.

Presidenti i Biznes Albania, Z.Luan Bregasi, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për strategjinë e rrjetit të Biznes Albania. Z.Bregasi tha se nga Luarasi kërkon asistencë dhe mbështetje akademike në ngritjen e strategjive të zhvillimit si dhe në hartimin e paketave ligjore dhe fiskale. Ndërkohë, Rektori i Luarasit, Prof.Dr. Arben Malaj premtoi përkushtimin e stafit në projektet e ndryshme të të dyja palëve. Z.Malaj u shpreh mjaft entuziast  për mundësitë e reja të praktikave mësimore dhe punësimit part-time të studentëve nga Biznes Albania duke shtuar se Luarasi ka për qëllim kryesor promovimin e studentëve dhe mbështetjen në punësimin e tyre.