Njoftim për fillimit e vitit të ri akademik 2020-2021

                                                                                            NJOFTIM

Të nderuar Studentë,

Në mbështetje të urdhrit të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, nr. 293, datë 29.09.2020, ju bëjmë me dije se viti akademik 2020-2021 në institucionet e arsimit të Lartë, si edhe në Universitetin “Luarasi”, fillon më datë 2 Nëntor 2020.

Nisur nga situata e pandemisë shkaktuar nga COVID-19, si edhe mbështetur në shkresën e MASR Nr. 5838/2, Universiteti “Luarasi” ka ndërmarrë masat e nevojshme për zhvillimin e një procesi mësimor sa më të efektshëm dhe në mbrojtje të shëndetit të studentëve, stafit akademik dhe administrativ. Si rrjedhojë, procesi mësimor në Universitetin “Luarasi”, do të zhvillohet vetëm online sipas orarit të miratuar nga Dekanati i Fakultetit respektiv. Theksojmë se gjatë 7 javëve të para të semestrit të parë (2020-2021) do të zhvillohet vetëm mësim online, pra mësim vetëm ne distancë, pa prezencë fizike, duke vlerësuar situatën ne dinamikë

Platforma online që do të përdoret është “Microsoft Teams” dhe “Moodle Luarasi”. Për përdorimin e kësaj platforme si nga ana e Pedagogëve ashtu edhe e studentëve është përpiluar një guidë e cila do të jetë e disponueshme nëpërmjet postës elektronike (e-mail) dhe web-it të Universitetit “Luarasi”. Ju lutemi qëndroni aktiv në kontrollimin e e-mailit pasi nëpërmjet tij ju do të lidheni me pedagogët e lëndëve që do të zhvilloni mësim online. Studentët e ciklit të parë, që fillojnë për herë të parë një program studimi Bachelor, të paraqiten ditën e hënë, datë 2 nëntor në sekretarinë mësimore për të marrë kredencialet me emrin e perdoruesit/fjalëkalimi hyrës për platformën online.

Orarin mësimor, për vitin akademik 2020-2021, për secilin Fakultet mund ta gjeni pranë sekretarisë mësimore të secilit fakultet, duke kontaktuar me e-mail, si vijon:

Për çdo paqartësi në përdorimin e platformës “Microsoft Teams” dhe “Moodle Luarasi” mund të shkruani në adresen e e-mailit:  besmir.janaqi@luarasi-univ.edu.al

Ju urojmë një vit akademik sa më të mbarë!

REKTORATI I UNIVERSITETIT “LUARASI”

 

ADMINISTRATOR                            ZV. REKTOR                                      R E K T O R

   Kino Buxheli                            Prof. As. Dr. Anni DASHO                 Prof. Dr. Ethem RUKA