NJOFTIM ME RËNDËSI!

 

Të dashur maturantë, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka miratuar periudhën e aplikimeve për formularët A1/A1Z, nga datat 12-16 prill 2021! Plotësimi i këtij formulari vlen vetëm për kandidatët/ aplikantët të cilët kanë përfunduar maturën shtetërore përpara vitit 2021 dhe që dëshirojnë të ndjekin studimet për vitin akademik 2021-2022 në institucionet e arsimit të lartë.

Mbani në vëmendje! Aplikimi bëhet nëpërmjet portalit e-albania.

Hapat e aplikimit:

  • Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
  • Zgjidhni shërbimin “Matura Shtetërore”;
  • Klikoni butonin “Përdor”;
  • Zgjidhni llojin e formularit të aplikimit (maturantët duhet të zgjedhin A1, ndërsa kandidatët A1Z) dhe plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
  • Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;

Pasi përfundon me sukses aplikimin në portalin www.e-albania.al, maturanti/kandidati paraqitet pranë shkollës për të përfunduar dhe konfirmuar aplikimin e tij.

__

Për më shumë informacion na kontaktoni:

  Tel: +355 69 61 40 573

  e-mail: info@luarasi-univ.edu.al

Universiteti “LUARASI”

www.luarasi-univ.edu.al

Shkresa e QSHA