NJOFTIM PËR SHPALLJEN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS PËR PERSONEL ADMINISTRATIV PRANË UNIVERSITETIT “LUARASI”

Universiteti “Luarasi”, për nevojat e plotësimit të stafit administrativ në Zyrën e Sekretarisë Mësimore, njofton hapjen e procedurave të rekrutimit, sipas specifikimeve në vijim:

  •  Sekretari/a mësimor/e:

Kandidati i suksesshëm i përzgjedhur nga konkurrimi për sekretar/e mësimor/e me kohë të plotë duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  •  Të ketë arsim të lartë;
  •  Preferohen kandidatë të cilët kanë të paktën 3 vite eksperiencë pune në sekretari mësimore; asistente administrative ose asistente zyre në universitet;
  • Të jetë njohës/e i/e të paktën një gjuhe të huaj (preferohet gjuha angleze);
  •  Të ketë aftësi komunikuese dhe jetë i/e përshtatshëm/e për punë në grup;
  • Të ketë njohuri të mira kompjuterike në përdorimin e paketës Microsoft word, excel etj.

Aplikantët e interesuar të dërgojnë CV-në shqip në formatin Europass, letren e motivimit dhe një kopje të kartës së identitetit me email në adresen hr@ihb-group.com.al dhe vasilika.mulla@luarasi-univ.edu.al deri më datë 15.06.2020 ora 16:00.

Ju bëjmë me dije se, vetëm kandidatët e kualifikuar, do të kontaktohen për intervistë.