Rei Bengu rrëfen pasionin për fotografinë

Rei Bengu rrëfen pasionin për fotografinë

Sot është e vështirë të gjenden njerëz që nuk e duan fotografinë. Rrjetet sociale kanë bërë që të rinj e të moshuar të afeksionohen pas publikimit të imazheve, por Trending si gjithnjë ndalet vetëm tek të rinjtë. Pjesë e emisionit është bërë një fotograf profesional. Por për të ky është pasion pasi shkollimi vjen i pari.

Rei Bengu është “njeriu i së ardhmes” pasi studion për Teknologji Informacioni në Universitetin Luarasi.

Rei thotë se nga një studim i BE ka rezultuar se Shqipëria ka mungesa të theksuara në teknologjinë e Informacionit, ndaj dhe vlerëson shumë këtë degë.

Teksa flet me pasion për fotografinë, Rei thotë se shikon ato detaje që të tjerët nuk i shohin.