Misioni dhe Vizioni

Misioni:

Misioni i Universitetit “Luarasi” është të krijojë dhe të zhvillojë dije të qëndrueshme përmes mësimdhënies e mësimnxënies cilësore, integrimit me praktikën, nxitjes së kurajës dhe kërkimit shkencor për formimin e profesionistëve elitarë e me etikë të lartë profesionale. Vetëm kështu të diplomuarit tanë mund të jenë konkurues të denjë në tregun e punës.

Universiteti Luarasi ka marrë përsipër t’u ofrojë studentëve dhe shoqërisë një qendër edukimi që integron plotësisht tre drejtimet bazë të procesit akademik: mësimdhënien, kërkimin shkencor dhe përgjegjësinë sociale. Këto përgjegjësi janë në përputhje të plotë si me prioritetet e zhvillimit të vendit ashtu edhe me sfidat globale të shekullit që po jetojmë. Vetëm kështu mund të kontribuojmë denjësisht, si në përmirësimin e cilësisë së jetës së shoqërisë shqiptare ashtu edhe në rritjen e standardeve të demokracisë në vend.

Ne vlerësojmë traditën, kuptojmë të tashmen, përgatisim të ardhmen!”

 

Vizioni

Vizioni i Universitetit “Luarasi” është krijimi i një universiteti model ekselence, lider në zhvillimin e qëndrueshëm të dijes në Shqipëri e rajon. Ky vizion synon ta shndërrojë këtë institucion në vatër të kultivimit të vlerave më të mira në funksion të formimit të elitës së profesionistëve të së ardhmes