SHLUJ LUARASI

 

MARSIDA THARTORI

FAKULTETI EKONOMISË

BCH, Viti II, Dega: Financë Bankë

 

Marsida Thartori ka lindur më 10.12.1995 në Rrogozhine. Ka mbaruar gjimnaz te pergjithshem. Aktualisht eshte ne vitin e II Bachelor Financë Bankë.

Ka qënë dhe është pjesëmarrëse në shumë trajnime dhe konferenca për zhvillimin e të rinjve dhe shoqërise civile, si dhe është aktivizuar në aktivitetet e vullnetarizmit. Fushat e tjera të interesit për atë janë letërsia dhe financa. Ajo ka aftësi të mira komunikuese dhe gjithmon është shumë kërkuese nga vetja dhe nga shoqëria. Ajo është e drejtpërdrejtë dhe kërkon të njëjtën gjë nga njerëzit që e rrethojnë. Sinqeriteti është pika e saj më e fortë.

Ajo zgjodhi të studjojë në SHLUJ “Luarasi” duke pasur parasysh një Universitet të akredituar, petagogë të shkëlqyer, përparësi në tregun e punës, ku studentët e diplomuar në SHLUJ “Luarasi” janë ndër më të kërkuarit në tregun e punës.

Vizioni i saj se përse aspiroi të zgjidhej senatore ishte që të mundohet për më të mirën e grupit, shokëve dhe shoqeve, të diskutojë me ata dhe të zgjidhë pakënaqësitë apo problemet që mund të kenë, duke ndikuar për mirë edhe në të gjithë shkollën.