Bachelor “Financë – Bankë”

Liçensim: Urdhër Ministri Nr. 483, datë 12.10.2012

Në proçesë akreditimi – Kohëzgjatja: 3 vite akademike 180  ECTS

Përse duhet të regjistroheni tek ky program studimi?

Programi është i ndërtuar mbi nevojat e përditshme të pozicioneve konkrete të punës në lidhje me financat dhe bankat, I cili ofron praktika në sistemin bankar, të sigurimeve dhe institucioneve financiare më në zë në Shqipëri.

Ky program studimi i aftëson studentët për t’u punësuar në njësitë e ndryshme ekonomike kryesisht në sektorin e financës, bankës, si ne sektorin privat ashtu edhe administratën publike.

Njohuritë e ofruara dhe kompetencat e marra nga ky program studimi krijojnë bazën për një karrierë kërkimore dhe akademike.

Kujt i drejtohet ky program studimi?

Ky program studimi u drejtohet:

  • studentëve që dëshirojnë të përgatiten si specialistë të sektorit të financë-bankës të njësive ekonomike të vogla e të mesme, bankave dhe të sektorit shtetëror.
  • studentëve që dëshirojnë të përgatiten si specialistë të aftë për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në fushat e administrimit të biznesit;
  • personave që kanë mbaruar një program studimi dhe që dëshirojnë të përfitojnë njohuri në fushat e financave dhe bankave.

Çfarë përmban ky program studimi?

Programi Bachelor në ”Financë – Bankë” synon dhënien e një tërësie njohurish në formimin e përgjithshëm teorik në fushën e ekonomisë, manaxhimit, financës dhe bankës me objektiv kryesor formimin e specialistëve bazë të aftë për të punuar si specialistë bazë finance dhe banke dhe për realizimin e studimeve të avancuara në këtë fushë.

E vecanta e këtij programi lidhet me gërshetimin konkret të njohurive të fituara në fushën akademike me aspektin praktik të profilit të punës në sektorin e financës dhe atë të bankës.

Në përfundim të programit, studenti aftësohet për t’u punësuar në njësitë e ndryshme ekonomike si ne sektorin privat kryesisht në sektorin e financës, bankës, ashtu edhe në administratën publike.

VITI I PARE

Nr. Disiplinaapotitulli i veprimtarisë Tip i iveprimtar Kreditet Semestri
1 Mikroekonomi A 5 I
2 Matematikë 1 A 5 I
3 Histori e ekonomisë & mendimi ekonomik A 6 I
4 Manaxhimi I biznesit B 6 I
5 Shkrimakademik / Hartimdhemenaxhimprojektesh D 6 I
6 Anglisht E 3 I
7 Makroekonomi A 5 II
8 Bazat e financës B 6 II
9 Bazat e Marketingut B 6 II
10 Statistike 1 A 4 II
11 Matematikë 2 A 5 II
12 Anglisht E 3 II
  GJITHSEJ VITI PARE   60  

VITI I DYTE

Nr. Disiplinaapotitulli i veprimtarisë Tipi i veprimtar Kreditet Semestri
1 KontabilitetiFinanciar B 6 III
2 FinancatPublike B 6 III
3 Menaxhimistrategjik B 6 III
4. Parajadhebankat B 6 III
5. Informatikë E 6 III
6. Drejtimmarketingu B 5 IV
7. Menaxhimioperacioneve B 5 IV
8. Kontabilitetkosto B 6 IV
9. Bazat e tedrejtes B 6 IV
10. Statistikë 2 A 4 IV
11. Investime C 4 IV
  GJITHSEJ VITI DYTE   60  

VITI I TRETE

Nr Disiplinaapotitulli i veprimtarisë Tip i iveprimtar Kreditet Semestri
1 DrejtimPortofoli B 6 V
2 Menaxhimrisku C 6 V
3 Tregjetdheinstitucionetfinanciare B 6 V
4 E drejtaFinanciare&bankare B 6 V
5 Kontabilitetdrejtimi B 6 V
6 Standardetndërkombëtaretëkontabilitetit C 6 VI
7 Drejtimfinanciar B 5 VI
8 DrejtimBankar B 5 VI
9 Analizë raportesh financiare/ Mbikëqyrja bankare D 5 VI
10 Praktikëprofesionale E 3 VI
11 PunimiiDiplomës F 6 VI
  GJITHSEJ VITI TRETE   60