FAKULTETI EKONOMIK

Fakulteti Ekonomik i “Luarasit” është një strukture relativisht e re, Lexo me shume >

Fakulteti Ekonomik i “Luarasit” është një strukture relativisht e re, e cila funksionon në mënyrë integrale brenda një institucioni akademik, të konsoliduar tashmë me eksperiencën më të gjatë në tregun e arsimit jo publik në Shqipëri.

Ky Fakultet ofron programe studimi në dy cikle, Bachelor dhe Master.

Studimet janë të profilizuara në dy drejtime ekomike, atë të financës dhe menaxhimit të biznesit. Ritmet e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, por edhe ndryshimet cilësore të konjukturës së Ekonomisë Botërore, kanë sjellë një kërkesë në rritje për menaxherë të financave, burimeve njerëzore, apo edhe aseteve të tjera të kompanisë. Jo vetëm sektori privat, por edhe ai publik, ka nevojë për ekspertë të aftë, të cilët të njohin dhe të reagojnë në kohë ndaj çdo ndryshimi të largët apo të afërt të Ekonomisë Globale, me qëllim ruajtjen e një mjedisi funksional ekonomik në hapësirën Shqiptare, për një mirëqënie të sigurtë e në rritje të çdonjërit prej nesh.

Këta janë studentët që ne duam të nxjerrim në tregun e punës, qoftë ky lokal apo edhe me gjerë.

[su_button url=”http://www.luarasi-univ.edu.al/pranimet-transferimet/fakulteti-ekonomik/bachelor/” style=”flat” background=”#456f9e” size=”5″ wide=”yes” center=”yes” radius=”0″ icon=”icon: angle-right”]Bachelor[/su_button]

[su_button url=”http://www.luarasi-univ.edu.al/pranimet-transferimet/fakulteti-ekonomik/master-shkencor/” style=”flat” background=”#b4b4b4″ size=”5″ wide=”yes” center=”yes” radius=”0″ icon=”icon: angle-right”]Master Shkencor[/su_button]