Bachelor

Bachelor Ekonomik

Pranimi i studentëve në cikin e parë të studimeve

Në ciklin e parë të studimeve  pranohen për t’u regjistruar shtetasit shqiptarë ose të huaj  që plotësojnë këto kushte :

a)    vërtetojnë  me   dokument  zyrtar   mbarimin e shkollës  së  mesme  në  Shqipëri  ose  jashtë shtetit (ekuivalentuar   sipas   kritereve   të  përcaktuara  nga  Ministria  e  Arsimit  dhe  e  Sportit)

b)    pranojnë pagimin e tarifës së caktuar vjetore;

 

Përzgjedhja e  kandidatëve  bëhet  nga  një  komision i ngritur  nga  autoritetet  drejtuese  të  SHLUJ  “Luarasi”, mbështetur në dokumentacionin e paraqitur, si dhe nëpërmjet kritereve të pranimit të përcaktuara nga  SHLUJ “Luarasi”.

Numri i pranimeve bazohet në mundësitë reale të fakultetit për një mësim normal dhe brenda standardeve të kërkuara nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit.

 

[su_button url=”http://www.luarasi-univ.edu.al/wp-content/uploads/2014/07/FORMULAR-APLIKIMI-BACHELOR.pdf” target=”blank” style=”flat” background=”#93dbee” size=”5″ wide=”yes” center=”yes” radius=”0″ icon=”icon: angle-right”]FORMULAR APLIKIMI BACHELOR[/su_button]

Transferimi i studenteve

 “Luarasi” pranon transferime të studentëve  në vitet ndërmjetëse nga shkollat e tjera universitare, vendase  ose të huaja, publike ose jopublike.

Studenti që dëshiron të transferohet nga një universitet tjetër tek “Luarasi” duhet t’i paraqesë një kërkesë me shkrim dekanit të fakultetit përkatës, ku të parashtrojë arsyet e transferimit.

Së bashku me kërkesën duhet të paraqesë:

   1. Një kopje të diplomës së shkollës së mesme (të noterizuar)

   2. Vërtetim notash për lëndët e shlyera nga IAL-ja e mëparshme e nënshkruar nga Dekani si dhe kopje të programeve të lëndëve të shlyera

   3. Vërtetim ç’regjistrimi nga IAL e mëparshme

   4. Kopje të kartës së identitetit

   5. Dy fotografi

Për regjistrimin e studentëve që transferohen veprohet si vijon:

Për pranimin e studentit i cili kërkon të transferohet nga një univeristet tjetër tek “Luarasi” ngrihet një komision ad-hoc i transferimeve me anëtarë të personelit akademik për të bërë përzgjedhjen e kandidatëve në përputhje me kriteret e vendosura, si edhe njohjen e plotë ose të pjesshme të krediteve të fituara prej tyre në programet apo vitet e mëparshme të studimit.

Studentët që transferojnë studimet midis programeve të ciklit të parë, kërkohet që të kenë marrë të paktën 30 kredite në disiplina që përfshihen në “disiplina të formimit të përgjithshëm” dhe në “disiplina të formimit karakterizues”, në programet që ata kanë studiuar.

Në çdo rast kërkuesi duhet të pranojë pagimin e tarifës së shkollimit nga dita e regjistrimit.

Transferimet e studentëve  bëhen në bazë të udhëzimit të Ministrit të Mistrisë së Arsimit dhe Sporteve për çdo vit akademik.

Për më shumë informacion, ju lutem na shkruani në adresën e emailit : info@luarasi-univ.edu.al

ose telefononi në : 0696026900