FAKULTETI I DREJTESISE

“Luarasi” hapi dyert e auditorëve të tij në Shtator të vitit 2003, duke u bërë kështu ndër të parët institucione të Arsimit të Lartë JOPublike të krijuar në vendin tonë. Themeluesit e tij, Prof. Dr. Aleks Luarasi dhe stafi i tij akademik, shpalosën dëshirat për një Universitet me pretendime elitare, për krijimin e një institucioni që do të konkuronte hapësirën tradicionale të arsimit të lartë dhe veçmas në fushën e Drejtësisë, duke ofruar risi konkuruese, jo vetëm në terrenin vendas, por edhe atë rajonal e më gjerë.

I ngritur fillimisht si një Fakultet i Drejtësisë, me një staf të përzgjedhur akademik, me pretendime serioze, shumë shpejt “Luarasi” shfaqi profilin e tij të veçantë, duke ofruar programe të standardeve më të përzgjedhura europiane në fushën e Jurisprudencës. Me dëshirat për realizimin optimal të standardeve të pretenduara, tërhoqi brenda stafit të tij akademik pedagogë të elitës tradicionale, konstitucionalistë, penalistë e civilistë, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, emra të njohur të kërkimit dhe botimit shkencor, por edhe të rinj të diplomuar në qendrat akademike më në zë, në Europë e më gjerë.

Prof.Dr.Aleks Luarasi, me një karrierë të gjatë akademike; Kristaq Traja, Gjyqtari i parë shqiptar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg; Xhezair Zaganjori, Kryetari Gjykatës së Lartë; Prof. Dr. Marjana Semini; Prof.Dr. Arta Mandro; Prof.As.Dr. Sokol Sadushi; Prof. As. Dr. Irakli Koçollari; Dr. Perparim Kabo, Spiro Spiro, Ylvi Myrtja, etj, mbeten bërthama e mësimdhënies të Fakultetit të Drejtësisë.

Duke pretenduar nivelet bashkëkohore akademike,ky fakultet vendosi kontakte me një numër  të gjerë universitetesh europiane dhe organizoi me to evente periodike të profilit  didaktik e shkencor. “Luarasi” është një institucion që e ka bërë të natyrës së tij veprimtarinë shkencore, duke organizuar në mënyrë të programuar me Universitetet simotra, brenda apo jashtë vendit, konferenca, simpoziume, tryeza të rrumbullakta, etj.   Stafi i tij akademik ka një numër të admirueshëm botimesh të karakterit shkencor që konkurojnë dhe pretendojnë në tregun e madh të botimeve, në fushën e së drejtës dhe shkencës  në tërësi.

E tërë kjo veprimtari intensive dhe serioze didaktike dhe shkencore, ka sjellë një produkt të admirueshëm dhe me pretendime për tregun e punës.  “Luarasi” ka diplomuar tanimë  mbi  1000 studentë, të cilët janë mjaft të pëlqyer dhe të kërkuar në institucionet shtetërore, ato të drejtësisë, të arsimit, botës akademike, etj. Në konkurimet e përvitshme studentët  tanë gjenden në listat e fituesve të Shkollës së Magjistraturës. Libri i karrierës  për Fakultetin e Drejtësisë pasqyron dinamikën e punësimit të tyre në afate optimale. Jo pak prej tyre janë mirëpritur për kualifikime të mëtejshme në universitetet europiane e më gjerë, duke dhënë prova të sfidave konkuruese dinjitoze  ballë standardeve të programeve europiane të Arsimit të Lartë.


ORGANIGRAMA FAKULTETI I DREJTESISE

 


 

Prof.Asoc.Dr. Rezana Konomi

Dekane për Fakultetin e Drejtësisë

Email: rezana.konomi@luarasi-univ.edu.al

Znj.Rezana Konomi (Perolla) eshte diplomuar shkëlqyer ne vitin 1990 ne Fakultetin e Drejtesise, Universiteti i Tiranes. Karrieren profesionale e ka nisur si Keshilltare Ligjore prane Zyres se Ndihmes Juridike, Tirane. Ne vitin 1995, pas provimit te kualifikimit fiton titullin Avokate dhe punon si e tille prane Kolegjit te Avokateve Tirane. Qe prej vitit 1995-2000, ka qene anetare e Dhome se Avokatise Tirane. Ka qene lektore ne Fakultetin e Drejtesise, Universiteti i Tiranes, prane Departamentit te se Drejtes Civile nga viti 1993-2000, si dhe ne Fakultetin Ekonomik Tirane. Nga ky vit dhe aktualisht eshte lektore ne disa Universitete jo Publike te Tiranes, Fakulteti Drejtesise. Nga viti 2000-2009, ka qene Eksperte ne Institucionin e Avokatit te Popullit ne Seksionin e Organeve te Administrates Qendrore dhe Vendore. Ne vitin 2009 me Dekret te Presidentit te Republikes dhe mandatuar nga Kuvendi i Shqiperise ka ushtruar funksionin e Komisioneres ne Autoritetin e Konkurreces si dhe ka qene ZV.Kryetare e ketij Komisioni, funksion te cilin e ka kryer deri ne fund te vitit 2014. Gjate gjithe karrieres profesionale ka zhvilluar trajnime afatshkurtra dhe afatgjata, studime dhe kualifikime te ndryshme brenda dhe jashte vendit. Ka qene ne disa grupe pune qe kane punuar dhe kane kontribuar ne hartime legjislacioni ne fusha te ndryshme. Eshte autore dhe bashkeautore e disa shkrimeve me karakter studimor dhe shkencor te botuar brenda dhe jashte vendit. Autore e monografise shkencore “Rendi Etnojuridik –nga statutet tek kanunet”, si dhe disa cikle leksionesh. Ka perfunduar studimet master, me pas ato doktorale nderdisiplinore ne fushen e Antropologjise etnojuridike dhe aktualisht eshte Profesore e Associuar. Nga viti 2015 e ne vazhdim eshte Dekane e Fakultetit te Drejtesise KU “Luarasi”.

 


 

Dr. Lorenc Stojani (LL.M) 

Përgjegjës i Departamentit të së Drejtës Penale

Email: lorenc.stojani@luarasi-univ.edu.al

Dr. Lorenc Stojani është titullar i lëndës “E drejta penale” pranë Departamentit të së Drejtës Penale të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit “Luarasi”. Është diplomuar për Drejtësi (1995-2000) dhe Gjuhë Gjermane (1992-1996) pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Në vitin 2003, nëpërmjet një burse të akorduar nga Fondi Gjerman i Shkëmbimit Akademik (DAAD), ka vazhduar studimet Master në Universitetin “Ruprecht – Karl” në Heidelberg të Gjermanisë, në përfundim të të cilave ka mbrojtur temën “Krimet e korrupsionit në të drejtën penale gjermane dhe atë shqiptare” duke fituar gradën pasuniversitare “Magister Legum”. Lidhur me këtë fushë, ai në vitin 2007 ka thelluar studimet nëpërmjet një kërkimi shkencor mbi korrupsionin pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Vjenës në Austri.

Në vitin 2009 z.Stojani ka përfunduar studimet e doktoraturës pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në përfundim të të cilave ka mbrojtur disertacionin me temë “Hapësira e mbrojtjes penale kundër fyerjes dhe shpifjes” duke fituar gradën shkencore “Doktor”. Edhe lidhur me këtë fushë, në kuadër të studimeve të doktoraturës, ai në vitin 2006 ka kryer një kërkim shkencor po pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Vjenës.

Aktualisht, z.Stojani është lektor i lëndëve të së “Drejtës penale” në programin Bachelor, si dhe e lëndës “E Drejta penale e thelluar” në programin Master Shkencor të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit “Luarasi”. Fusha e kërkimit të tij është e përqëndruar kryesisht në veprat penale kundër personit, të drejtës natyrore dhe të bio-etikës.

Ka referuar në disa konferenca shkencore dhe është autor i disa botimeve në revistat “Tribuna Juridike”, “Jeta Juridike”, “E drejta-Law”, “Studime Juridike”, “SEEU-Review” dhe “Avokatia”.

 


Dr. Blerina Shkurti

Përgjegjës i Departamentit të së Drejtës Private

Email: blerina.shkurti@luarasi-univ.edu.al


Dr. Dorina Gjipali

Përgjegjës i Departamentit të së Drejtës Publike

Email: dorina.gjipali@luarasi-univ.edu.al

Dorina Gjipali ka përfunduar studimet Doktoratorale pranë Institutit të Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës, duke fituar gradën shkencore “Doktor”. Aktualisht ëshë lektore në Kolegjin Universitar “Luarasi” si pedagoge e lëndëve “Teoria e së Drejtës” dhe “Metodat e Kërkimity Shkencor”, si dhe nga muaji mars i vitit 2017 mban pozicionin e Përgjegjëses së Departamentit të së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë, KU “Luarasi”.

Nga viti 2010 ka punuar si pedagoge e lëndëve “E Drejta Publike”, “E Drejta Ndërkombëtare Publike”, E Drejta e Pronësisë Intelektuale” etj. Ajo ka  mbajtur pozicionet e Përgjegjëses së Departamentit të së Drejtës Publike dhe Zv. Dekane në Fakultetin e Drejtësisë edhe në Shkollën e Lartë Universitare Jopublike “Vitrina”. Dorina Gjipali ka përfunduar studimet në Universitetin e Bolonjës në Itali dhe po në këtë Universitet ka përfunduar Master i Shkencave në të Drejtë Ndërkombëtare.

Interesat e saj kërkimore dhe akademike lidhen me të Drejtën Ndërkombëtare Publike, të Drejtën Publike të Krahasuar dhe të Drejtën Europiane. Ajo ka publikuar disa artikuj shkencor në fushat e sipërpërmendura dhe ka qenë pjesëmarrëse në konferenca të shumta ndërkombëtare. Përpos angazhimit të saj akademik, Dorina Gjipali është Drejtuese e Zyrës së Zhvillimit të Kurrikulave në Kolegjin Universitar “Luarasi”.