Cikli i parë i studimit
Bachelor në Drejtësi
Liçensuar me VKM Nr. 611, datë 11.09.2003
Akredituar me Urdhër Ministri Nr. 271, datë 29.06.2012 – Kohëzgjatja: 3 vite 180 ECTS
Përse duhet të regjistroheni tek ky program studimi?
Nevojën për një gjyqësor të përgatitur mirë, për avokatë e noterë të zotë dhe një administratë publike në nivele bashkëkohore e përmbush më së miri eksperienca 11-vjeçare akademike e SHLUJ “Luarasit”, I cili mundëson nxjerrjen e profesionistëve në tregun e punës.
Studentë që diplomohen në këtë program studimi fitojnë aftësitë akademike të adaptueshëm për nevojat e tregut, të aftë të vazhdojnë studimet pasuniversitare, duke zhvilluar aftësi komunikimi të nevojshme për realizimin me kompetence dhe profesionalizëm të analizave ligjore, në gjuhën shqipe edhe të huaj.
Kujt i drejtohet ky program studimi?
Qëllimi i programit, “Bachelor” në Drejtësi është që t’i ofrojë studentëve mundësinë për të fituar njohuritë e nevojshme juridike që do të shërbejnë si një bazë për specializim të mëtejshëm të tyre në fusha të ndryshme.
Ky program studimi u drejtohet studentëve që dëshirojnë të përgatiten në përmbushjen e funksioneve të ndryshme si:
a – avokat; b – noter; c – jurist në shoqëritë tregtare; d – jurist në shoqëritë shteterore; e – jurist në institucione të ndryshme.
Çfarë përmban ky program studimi?
Programi Bachelor në Drejtësi synon që studentët të fitojnë njohuri të përgjithshme dhe të nevojshme në fushën e së drejtës. Mësimdhënia e këtij programi studimi do të bazohet në një punë kërkimore, e cila duhet t’u mundësojë studentëve të zhvillojnë një mënyrë e të menduarit kritik dhe të bëhen të aftë për të diskutuar çështje të ndryshme ligjore.
Programi do të ndalet në disiplina si E drejtë e Punës dhe e Sigurimeve Shoqërore, E Drejtë Penale, E Drejtë Civile dhe e Detyrimeve, E Drejtë Familjare, E Drejtë Administrative, Procedurë Civile dhe penale, E Drejtë Ndërkombëtare Publike dhe private, etj të cilat do të trajtohen duke gërshetuar aspektin teorik me atë praktik
VITI I PARE
Nr. | Disiplina apo titulli i veprimtarisë | Tipi i veprimtarisë | Kreditet | Semestri |
1 | Teoria e së drejtës | B | 8 | I |
2 | Historia e Institucioneve & Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri | A | 10 | I+II |
3 | Gjuhë e huaj (Anglisht) | E | 8 | I |
4 | E Drejtë Kushtetuese | A | 10 | II |
5 | E Drejtë Civile (Pjesa e Përgjithshme & Pronësi, Trashëgimi) | B | 10 | I +II |
6 | Psikologji juridike/Sociologji juridike/Logjikë juridike | D | 4 | II |
7 | E Drejtë Penale (Pjesa e Përgjithshme ) | B | 10 | I+II |
GJITHSEJ VITI PARE | 60 |
VITI I DYTË
Nr. | Disiplina apo titulli i veprimtarisë | Tipi i veprimtarisë | Kreditet | Semestri |
1. | E drejtë e Punës dhe e Sigurimeve Shoqërore | B | 8 | I |
2. |
E Drejtë Penale (Pjesa e Posaçme) |
B | 10 | I + II |
3. |
E Drejtë e Detyrimeve |
B | 10 | I+II |
4. |
E Drejtë Familjare |
B | 10 | II |
5. |
E Drejtë Administrative |
B | 10 | I+II |
6. |
E drejtaRomake |
A | 6 | I |
7. | ProkurimetPublike/ Organizatat jofitimprurëse/ | D | 6 | II |
GJITHSEJ VITI DYTE | 60 |
VITI I TRETË
Nr | Disiplina apo titulli i veprimtarisë | Tipi i veprimtarisë | Kreditet | Semestri |
1 |
Procedurë Civile |
B | 10 | I+II |
2 | ProcedurëPenale | B | 10 | I+II |
3. | E Drejtë Ndërkombëtare Publike | C | 8 | I |
4. |
E Drejtë Ndërkombëtare Private |
C | 8 | II |
5. |
Filozofia e së drejtës |
A | 8 | I |
6. |
Teknikë legjislative/Pronësi intelektuale |
D | 3 | II |
9 | Praktikë mësimore | E | 6 | II |
10 | Mikrotezë | F | 7 | II |
GJITHSEJ VITI TRETE | 60 | |||
GJITHSEJ VITI I, II & III | 180 |