KONFERENCA SHKENCORE

Kërkimi shkencor është një prej dimensioneve më të rëndësishme të LUARAS-it, i cili ashtu sikurse mësimdhënia, ndërtohet në zbatim të filozofisë dhe misionit të tij, në përputhje me interesat e universitetit, të stafeve akademike dhe studentëve si dhe në përputhje me kapacitetet njerëzore dhe financiare. Nëpërmjet kërkimit shkencor cilësor LUARASI do të japë kontribut në zhvillimet e përgjithshme shkencore dhe sociale në vend sid he do të  përmirësojë imazhin e  universitetit në opinionin publik, nëpërmjet krijimit të imazhit të një universiteti bashkëkohor dhe koherent në ndërthurjen e kërkimit shkencor me mësimdhënien.

Objektivat e kërkimit shkencor

  1. Nxitja e veprimtarisë kërkimore dhe shkencore sipas orientimeve kryesore akademike në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë, fokusuar tek
  • Përcaktimin e fushave prioritare të interesit në kërkimin shkencor.
  • Mbështetja e procesit akademik.
  • Nxitjes së stafit akademik për tu përfshirje në kërkim shkencor.
  • Afrimin e partnerëve vendas dhe të huaj, shkencorë dhe financiarë.
  • Caktimin e një fondi të veçantë vjetor për realizimin e veprimtarive kërkimore me baze departamentin.
  1. LUARASI të shërbejë si një qendër kërkimore – shkencore, në partneritet me të tretë, institucionet ndërkombëtare dhe aktorë të tjerë të shoqërisë shqiptare, bizneset, organizatat me të cilët do ketë apo është në bashkëpunim nëpërmjet:
    • Krijimit dhe forcimit të lidhjeve mes aspektit teorik dhe kërkimeve empirike në terren nga ana e stafit.
    • Krijimin e Njësisë së kërkimit shkencor si homologe e të ngjashmeve të saj brenda dhe jashtë vendi.
    • Impaktit në zhvillimet shkencore e sociale të Shqipërisë.

Produkte shkencore

Revistat shkencore “Mendimi”

Studime në Drejtësi dhe Ekonomi të dy fakulteteve të Universitetit, vjen gjithnjë me MENDIM në kohën kur në realitetin tonë shkencor e publicistik, ka shumë fjalë, por pak mendim ndërtohet. Ne ushqejmë mendimin që arsyeja dhe idetë të jenë autoriteti i vlerave.

Konferencat shkencore

Konferencat shkencore i përgjigjen fushave të studimit të fakulteteve përkatëse. Çdo fakultet duhet të organizojë së paku dy konferenca shkencore në vit. Rekomandohet që konferencat të kenë tematikë të njëjtë me revistat shkencore të fakultetit. LUARASI i financon këto konferenca me një buxhet të posaçëm.

 

Udhëzime për Autorin

http://www.luarasi-univ.edu.al/kerkimi-shkencor-dhe-bashkepunimet/kerkimi-shkencor/udhezime-per-autorin/

Thirrje për Konferenca

http://www.luarasi-univ.edu.al/kerkimi-shkencor-dhe-bashkepunimet/kerkimi-shkencor/konferenca-shkencore/

 

Publikimet e Konferencave

Publikimet e Konferencave

Revista Mendimi

http://www.luarasi-univ.edu.al/kerkimi-shkencor-dhe-bashkepunimet/kerkimi-shkencor/revista-mendimi-2/