Të dashur Miq dhe Studentë të Luarasit!
Ishte kënaqësi të ndiqnim sot prezantimet e pergatitura nga studentë të Fakultetit të Ekonomisë së KU Luarasi, me temë ” Një analizë për Buxhetit e Shtetit 2017″.
Po kështu ishte kënaqesi të kishim sot mes nesh Pastor Akil Pano, dhe gazetarin e ekonomisë z. Fatos Cocoli.
Gjatë fjalës së tij Rektori I Kolegjit Universitar Luarasi, Prof Dr. Arben Malaj, falenderoi studentët e pranishëm dhe ata që kishin punuar për organizimin e kësaj Konference, dhe pedagogun Prof.As.Dr Mateo Spaho për mbikqyrjen e punimeve, si dhe të ftuarit.
Lutemi të mos hezitoni të na bashkoheni në aktivitetet tona dhe të na kontaktoni për çdo nisme, si dhe të ndiqni të rejat e faqes sone www.luarasi-univ.edu.al
Ju Mirëpresim!