Mirë se vini në faqen e internetit të Kolegji Universitar Luarasi. Shfletimi i kësaj faqeje do të thotë se i keni lexuar kushtet e përdorimit dhe i pranoni ato. Ne mbajmë të drejtën për t’i ndryshuar, shtuar ose fshirë pjesë të kushteve të përdorimit në çdo moment, pa paralajmërim.
Ju lutem, lexojini kushtet e mëposhtme me kujdes sepse pëmbajnë informacion të vlefshëm për të drejtat dhe detyrimet tuaja ligjore.
Të dhënat personale
Për pjesët ku kërkohet plotësimi manual i të dhënave tuaja personale ju pajtoheni që të dhënat të jenë të sakta. Përdorimi i identitetit të një personi tjetër është rreptësisht i ndaluar. Kolegji Universitar Luarasi do t’i përdorë të dhënat tuaja personale vetëm për arsyet e shënuara në seksionet përkatëse dhe në asnjë moment nuk do të abuzojë me to.
Përmbajtja e faqeve
E gjithë përmbajtja e faqeve si tekst, video, audio dhe foto janë pronë e Kolegji Universitar Luarasi. Asnjë material nuk mund të riprodhohet, kopjohet, ripublikohet, modifikohet, shpërndahet apo shitet në asnjë mënyrë, i plotë apo pjesë të tij, pa autorizimin me shkrim të autorëve. Përdorimi i materialeve pa autorizim përbën shkelje penale të të drejtave të autorit. Autorizimi, pas dhënies, mund të tërhiqet pa paralajmërim.
Marka tregtare të regjistruara
Kolegji Universitar Luarasi është një markë tregtare e regjistruar. Përdorimi i logos dhe emrit nuk mund të shfrytëzohet në lidhje me shërbime të tjera të ngjashme ose jo, dhe përdorimi/kopjimi i plotë ose i pjesshëm lejohet vetëm pas autorizimit me shkrim të autorit.
Lidhjet me faqet e tjera
Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.
Ndryshimet në këtë njoftim mbi mbrojtjen e të dhënave personale
Ne përditësojmë këtë njoftim në mënyrë të rregullt duke vlerësuar këtë politikë të privatësisë si ndër më të rëndësishmet në veprimtarinë e punës së Kolegji Universitar Luarasi.
Ankesa apo pyetje
Kolegji Universitar Luarasi përpiqet për të përmbushur standardet më të larta gjatë mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale. Për këtë arsye, ne marrim shumë seriozisht ankesat në lidhje me këtë temë. Ne mirëpresim gjithashtu çdo sugjerim për përmirësimin e proçedurave tona. Ky njoftim mbi mbrojtjen e të dhënave personale u hartua me qëllim për të qenë i qartë dhe i shkurtër. Nuk jepen detaje të plota të të gjitha aspekteve të mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale nga ana e Kolegji Universitar Luarasi. Megjithatë, ne jemi të gatshëm t’ju japim çdo informacion shtesë apo shpjegim të nevojshëm. Çdo kërkesë për këtë duhet të dërgohet në adresën e-mailit info@luarasi-univ.edu.al
Si të na kontaktoni
Kërkesat për informacion në lidhje me politikën tonë të privatësisë mund të dërgohen me e-mail në adresën info@luarasi-univ.edu.al