Leksion i hapur me temë “Terrorizmi dhe Korrupsioni”

Leksion i hapur me temë “Terrorizmi dhe Korrupsioni”

Stafi i Kolegjit Universitar Luarasi ka kënaqësinë të falenderojë Z. Eric Bisschop Zëvendës Prokurorin e Përgjithshëm Të Belgjikës, për devotshmërinë dhe përkushtimin e treguar ndaj studentëve dhe miqve të Luarasit të cilët mbushën auditorin, në leksionin e hapur me temë “Terrorizmi dhe Korrupsioni”.
Gjatë fjalës së tij Zëvendës Prokurori I Përgjithshëm I Belgjikës, trajtoi :
Terrorizmin, si fenomenin e kohës, I cili pas ngjarjeve të Parisit dhe Brukselit është shndërruar ne rend të ditës për sigurinë Europiane. U diskutua gjerësisht statusi I viktimave të terrorizmit dhe vështirësitë që hasin autoritetet publike në menaxhimin e situatave.
Për korrupsionin, ai u shpreh se në vendet e Ish Bllokut Lindor ccështja e korrupsionit endemic tashmë është ë kaluar, por mbetet ende një problem I madh për integrimin e mëtejshëm në strukturat Europiane të vendeve të Rajonit. Ai theksoi rëndësinë dhe avantazhet e trajtimit në mënyrë më dinjitoze të funksionarëve shtetëror në reformën e drejtësisë, ku u vu në fokus shpërblimi dhe garancitë juridike të cilat ligjërisht sanksionojnë paanshmërinë.
Jemi të privilegjuar për prezencën e Z. Bisschop dhe për bashkëpunimin pozitiv, përpos axhendës së tij të ngjeshur dhe qëndrimit të tij të shkurtër në Tiranë, ndaj Luarasi I dorëzoi Certifikatë Mirënjohje, e cila në vazhdim do të jetë një dhuratë standard për të gjithë të ftuarit tanë të nderit.

Më shumë info për të ftuarin:
https://be.linkedin.com/in/eric-bisschop-1708a9b9