Master i Shkencave në të “Drejtë Penale”

Liçensimi : VKM 490, datë 23.06.2010

Akreditimi : Urdhë Ministri Nr. 322, datë 15.08.2013 – Kohëzgjatja: 2 vite akademike  120  ECTS

Përse duhet të regjistroheni tek ky Master?

Në sistemin e drejtësisë shqiptare funksione të tilla si  prokuror, gjyqtar, avokat, jurist në institucione publike të specializuara të luftës kundër krimit, apo dhe pedagog tëi departamentit të të drejtës penale, e kanë të domosdoshme pajisjen me njohuri të thelluara në fushën e të drejtës penale.

Njohuritë e avancuara në fushën e të drejtës penale shihen sot si domosdoshmëri për të analizuar në mënyrë të thelluar institute të të drejtës penale shqiptare dhe për të gjykuar në lidhje me praktikën gjyqësore shqiptare dhe zgjidhjet që ajo jep.

Ky master plotëson nevojën në rritje për formim shkencor të thelluar me qëllim aftësimin e studentin për një kërkim të pavarur shkencor në fushën e studimeve të të drejtës penale shqiptare.

Kujt i drejtohet ky Master?

Ky master u drejtohet studentëve të diplomuar në shkencat juridike ose të policimit, të cilët duan të ndërmarrin një karrierë në fushën e të drejtës penale duke i aftësuar për një kërkim të pavarur shkencor në fushën e studimeve të të drejtës penale shqiptare.

Gjithashtu ky Master u drejtohet prokurorëve, gjyqtarëve, avokatëve, juristëve në institucione publike të specializuara të luftës kundër krimit, të cilët kanë një eksperiencë profesionale dhe duan të marrin një specializim të thelluar mbi të Drejtën penale.

Çfarë përmban ky Master?

Masteri është i fokusuar në një trajtim të avancuar të së drejtës penale dhe të shkencave penale, duke trajtuar probleme të rëndësishme si e drejta penale shqiptare dhe këndvështrimi i saj në kuadër të së drejtës penale europiane dhe ndërkombëtare, mbrojtja europiane dhe ndërkombëtare e të drejtave të njeriut në aspektin e luftës kundër veprave të ndryshme penale.

Nëpërmjet trajtimit të figurave të ndryshme të krimit, si veprat penale më bashkëkohore, në fushën e shoqërive tregtare, në fushën e kibernetikës, terrorizmit, etj programi synon t’i ofrojë studentëve tërësinë e legjislacionit shqiptar për t’u përballur me këto realitete, tashmë evidente në vendet e BE dhe politikat që duhet të ndërmarrë shteti shqiptar në luftë kundër krimit.

Për të pasuruar kurrikulën me njohuri më specifike, janë parashikuar lëndë me zgjedhje sipas fushave të interesit siç janë: Veprat penale ne fushën e kibernetikës dhe privatësisë, Caktimi i dënimeve dhe dënimet alternative, apo E drejtë penale për të miturit.

LENDET

Moduli, disiplina, veprimtariamësimore Kreditet
Nr. orëpërleksionenë auditor Viti Semestri
Formimibazë
E drejta penale-studime të thelluara (B) 8  

60

 

 

I

 

I

Zhvillime aktuale në të Drejtën Europiane (A) 8 60  

I

 

II

Kriminalistikë (B) 10 75 I II
ÇështjetëDrejtësisëKushtetuese – ZhvillimeBashkëkohore (A) 6  

45

 

 

I

 

I

Përvoja e kërkimit
E drejtë penale proceduriale e krahasura (B) 6 45  

I

 

II

Metodat e kërkimitnëshkencatjuridike (B) 8 60 I I
Formimiispecializuar
Anglishte Ligjore (E) 6 45 I I
Tëdrejtat e njeriutdhejurisprudenca GJEDNJ-sënëfushënpenale (C)  

6

 

45

 

II

 

I

E drejta ndërkombëtare penale (B)  

6

 

45

 

II

 

I

Kriminalogji-Penalogji (C)  

8

 

60

 

I

 

I

E drejtëpenalepërtëmiturit /Mjekësiligjoredhepsikiatriagjyqësore/ Veprat Penale ne fushen e Ekonomise(D) 4  

30

 

 

II

 

I

Veprat penale ne fushën e kibernetikës dhe privatësisë /Caktimi i dënimeve dhe dënimet alternative/ E drejta gjyqësore (D)  

4

 

 

30

 

 

 

II

 

 

I

Përvojapraktike (E) 10 I+II
Prova finale (F) 30 II
TOTALI 120 600