Master Shkencor “Bankat dhe Tregjet Financiare”

Liçensimi: Urdhër Nr.483, datë 12.10.2012

Në proçesë akreditimi – Kohëzgjatja: 2 vite akademike   120  ECTS

Përse duhet të regjistroheni tek ky Master?

Gjatë viteve të fundit, sektori financiar ka njohur rritje, për meritë të zhvillimit të sistemit bankar dhe privatizimit të shpejtë të tij. Transformimi i sistemit bankar ka qenë një element i rëndësishëm në rrugën e gjatë të tranzicionit, që, ka sjellë ndikime në ndërtimin dhe forcimin e institucioneve. Në përshpejtimin e reformave financiare nevojiten specialist dhe ekspertë në fushën ekonomike dhe veçanti atë bankare dhe financiare.

Për këtë qëllim vjen në ndihmë Masteri i Shkencave Bankat dhe Tregjet financiare, I cili plotëson nevojën në rritje për formim shkencor të thelluar me qëllim aftësimin e studentin për një kërkim të pavarur shkencor në fushën e studimeve bankare dhe të tregjeve financiare shqiptare dhe europiane.

Kujt i drejtohet ky Master?

Ky master u drejtohet kryesisht ekonomistëve të cilët duan të përfitojnë studimeve të thelluara në fushën bankare dhe të tregjeve financiare, me qëllim punësimin si punonjës e drejtues bankash, shoqërish sigurimi apo institucione financiare, drejtues e specialistë të sektorit dhe institucioneve publike si Ministria e Financave, e Ekonomisë, etj., departamenteve financiare e ekonomike të Bashkive e Komunave; drejtues korporatash apo menaxherë kryesorë të tyre; drejtori financiare apo kontabiliteti në institucionet publike kombëtare e locale, institucione ndërkombëtare të specializuara në fushën financiare e bankare, analistë financiarë në masmedia, etj.

Çfarë përmban ky Master?

Masteri është i fokusuar në një studim shkencor dhe të thelluar të fushave më kryesore si financat publike, hartimi, analiza dhe menaxhimi i buxhetit, menaxhimi i bankave, sigurimeve dhe tregjeve financiare; qeverisjen e korporatave,etj.

Masteri i Shkencave “Bankat dhe tregjet financiare” i pajis studentët me kompetencat profesionale të mëposhtme mbi:

  • njohjen dhe menaxhimin e suksesshëm të Bankës Qëndrore dhe bankave të nivelit të dytë, të shoqërive të sigurimit dhe tregjeve financiare në tërësi apo sektorëve të tyre në veçanti
  • hartimin, analizimin dhe menaxhimin e financave publike dhe buxhetit
  • planifikimin dhe menaxhimin e sektorit të tatimeve dhe doganave

LENDET

Kodi Lëndët Lloji i disiplines Kredite Sem
  VITI 1      
  Semestri 1      
01 Ekonomiks i avancuar A 6 30
02 Kontabiliteti nacional B 6 30
03 Bankat dhe drejtimi bankar B 6 30
04 Kontabiliteti financiar B 6 30
05 Institucionet financiare dhe tregjet e kapitaleve B 6 30
Gjithsej   30 150
Semestri 2
07 Investimet dhe menaxhimi i portofolit B 7 30
08 Standardet ndërkombëtare bankare dhe financiare B 7 30
09 Ekonometri e aplikuar (tregje financiare) B 8 30
10 Strategjia financiare e korporatave B 8 30
Gjithsej Viti 1 30 150
  60 300
 

VITI 2

Semestri 1
01 Lëndë me zgjedhje nga grupi C C 6 30
02 Lëndë me zgjedhje nga grupi C C 6 30
03 Lëndë me zgjedhje nga grupi D D 6 30
04 Praktikë E 12
Gjithsej 30
Semestri 2
05 Tema e diplomës F 30
Gjithsej   30  
Viti 2   60 90
Gjithsej (Viti 1+2)   120 390