Master Shkencor “E drejtë Civile dhe Tregtare”

Liçensimi: VKM Nr. 490, datë 23.06.2010

Akreditimi : Urdhër Ministri Nr. 322, datë 15.08.2013 – Kohëzgjatja: 2 vite akademike  120  ECTS

Përse duhet të regjistroheni tek ky Master?

Zhvillimet e ekonomisë në ditët e sotme evidentojnë nevojën e juristëve të profilizuar në fushën private, të aftë për të përballuar marrëdhëniet shumëfishe në fushën civile dhe tregtare. Njohuritë e avancuara në fushën e të drejtës civile shihen sot si domosdoshmëri për të analizuar në mënyrë të thelluar institute të të drejtës civile shqiptare dhe për të gjykuar në lidhje me praktikën gjyqësore shqiptare dhe zgjidhjet që ajo jep.

Ky master plotëson nevojën në rritje për formim shkencor të thelluar me qëllim aftësimin e studentin për një kërkim të pavarur shkencor në fushën e studimeve të të drejtës civile.

Kujt i drejtohet ky Master?

Ky master u drejtohet kryesisht juristëve të cilët duan të përfitojnë studimeve të thelluara në fushën e të drejtës civile dhe tregtare, me qëllim punësimin pranë instancave gjyqësore, zyrave avokatore, zyrave noteriale, shoqërive tregtare private, sistemit bankar, administratës publike, etj.

Në këtë master pranohen studentët të diplomuar në shkencat juridike ose ekonomike, të cilët duan të ndërmarrin një karrierë në fushën akademike nëpërmjet thellimit të njohurive në fushën e të drejtës civile dhe tregtare.

Çfarë përmban ky Master?

Ky program është i fokusuar në një studim shkencor dhe të thelluar të fushave më kryesore të së drejtës reale dhe trashëgimore, të drejtës së detyrimeve, asaj tregtare, etj por në të njëjtën kohë edhe në trajtimin e problematikave të reja juridike që janë shfaqur tashmë në fushën e të drejtës civile të para këto edhe në këndvështrimin e praktikës gjyqësore.

Masteri i Shkencave në “Të drejtë civile dhe tregtare” është një ndërthurrje e të drejtës private shqiptare me atë ndërkombëtare duke e trajtuar këtë në disiplina si: Njohja, ekzekutimi i vendimeve të huaja dhe përmbarimi gjyqësor, Të drejtat e njeriut dhe jurisprudenca e Strasburgut në fushën civile, etj

Përafrimi i legjislacionit shqiptar me acqius communitaire është një nga risitë që masteri synon të sjellë, duke bërë të mundur që specialistët shqiptarë, të jenë të aftë t’i përgjigjen kërkesave të reja, që anëtarësimi i vendit do të kërkojë.

PLANI MËSIMOR

Moduli, disiplina, veprimtaria mësimore Lloji i veprimtarisë    
Kreditet Viti Semestri  
           
1. Të Drejtat Reale dhe Trashëgimia B 10 I II  
2. E Drejta e Detyrimeve – Studime të Thelluara B 8 I II  
3. Njohja dhe Ekzekutimi i Vendimeve B 6 I I  
4. Zhvillime Aktuale në të Drejtën Europiane A 8 I II  
           
5. Metodat e Kërkimit në Shkencat Juridike B 8 I I  
6. Të Drejtat e Njeriut dhe Jurisprudenca e GJEDNJ-së në Fushën Civile C 6 II I  
           
7. E Drejta Europiane Private B 8 I I  
8. E Drejtë Biznesi B 6 II I  
9. Antropologji e Ligjit C 6 I II  
10. Çeshtje të Drejtësisë Kushtetuese-Zhvillime Bashkëkohore A 6 I I  
11. E drejtë Gjyqësore /E Drejtë e Falimentit D 4 II I  
12. E Drejta e Krahasuar e Punës dhe e Sigurimeve në Bashkimin Europian /E drejta Bankare/Sistemet Tatimore D 4 II I  
13. Përvoja Praktike
E  10 I+II    
14. Prova Finale
F  30 II    
TOTALI   120