FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE
Përshkrimi i vendit të punës
Personeli akademik me kohë të plotë apo të pjesshme që do të punësohet do të anagazhohet në mësimdhënie në programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Farmaci”, në Departamentin e Farmacisë të Fakultetit të Shkencave Mjekësore.
Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
- Të jetë i aftë të garantoj standardin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
- Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
- Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
- Të ketë eksperiencë në punë.
Kriteret bazë:
1. Të jetë diplomuar “Farmacist” në Universitetin Mjekësor të Tiranës; Fakulteti i Mjekësisë; Dega Farmaci ose në nje universitet te huaj.
2. Duhet të zoteroje te pakten graden shkencore titullin “Doktor i Shkencave”.
3. Të ketë të paktën 5 vite përvojë akademike ose professional, brenda ose jashtë vendi.
4. Të përmbushin kriteret, që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Dokumentacioni i kërkuar
1) Kërkesë me shkrim drejtuar Universitetit “Luarasi”
2) Fotokopje të diplomave dhe të çertifikatës/ave së notave të noterizuar/a. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
3) Dy letra rekomandimi dhe të paktën një nga letrat të jetë nga punëdhënësi / drejtuesi i fundit nëse ka një të tillë;
4) Nëse ka pervoje të mëparshme në mësimdhënie, një nga letrat e rekomandimit të jetë nga titullari i IAL;
5) Fotokopje të dëshmive e kualifikimeve të ndryshme, si dhe të publikimeve e të pjesëmarrjeve në Konferenca Shkencore.
6) Fotokopje të kartës së identitetit, ose ndonjë dokumenti tjetër identifikimi;
7) Fotokopje të librezës së punës, nëse ka, apo vetëdeklarim punësimi ose vetëdeklarim si i punësuar;
8) Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj;
Skualifikohen dhe nuk kalojnë në fazën e dytë, thirrjen në intervistë, ata aplikantë të cilët paraqesin dokumenta të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacionin e kërkuar.
Dokumentat duhet të dorëzohen permes shërbimit postar ose dorazi në adresën:
Universiteti “Luarasi”, Tiranë.
Adresa: Rruga e Elbasanit, Nd. 59, H.1
Njësia Administrative Nr.2,
Kodi Postar 1010 Tiranë, Shqipëri
Aplikim për Staf Akademik në Universitetin “Luarasi”
Afati për dorëzimin e dokumentave është nga deri më datë 15.09.2023 .
Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:
Zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Luarasi” në adresen: Email: gea.gjineci@luarasi-univ.edu.al ose hr@luarasi-univ.edu.al
Mob: + 355697410923