Seance informuese lidhur me vendet e lira te punes ne DAP

Seance informuese lidhur me vendet e lira te punes ne DAP

Universiteti “Luarasi”, në bashkëpunim me Departamentin e Administratës Publike, do të zhvillojë ditën e nesërme në orën 11:00 një seancë informuese lidhur me aplikimin nëpërmjet portalit punetembare.al, për vendet e lira të punës të shpallura në Administratën Publike për studentët ekselentë.
Ftojmë të gjithë studentët të cilët kanë mbaruar studimet në vitet akademike 2016-17 dhe 2017-18, studentët e vitit të tretë të programit Bachelor dhe studentët e programit Master të marrin pjesë në këtë seancë!