Funksioni i këshillit Studentor

Funksionimi dhe Përbërja e Këshillit Studentor

Këshilli Studentor është një hallkë e rëndësishme në jetën studentore. Këshilli Studentor është një organizim i pavarur studentor i atashuar dhe në bashkëpunim të plotë me institucionin e lartë arsimor ku operon. Funksionimi i Këshillit Studentor bazohet në Ligjin nr.80/2015 datë 22.7.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 99. Këshilli Studentor i KU “LUARASI” promovon përfshirjen e studentëve në jetën studentore të KU“LUARASI” dhe koordinon përfaqësimin e tij në institucion për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të studentëve nëpërmjet përfaqësuesve të tij Senatorë, për përmbushjen e kërkesave të tyre në përputhje me Rregulloren dhe Statutin e KU “LUARASI”.

Këshilli Studentor rregullon aktivitetin e tij nëpërmjet Statutit të Këshillit Studentor. Objekt i punës së tij është organizimi në bazë rregullash dhe qëllimesh të qarta i studentëvë të KU “Luarasi” për të arritur rezultate sa më të larta në mësime, për të rritur cilësinë e mësimnxënies, për të ndihmuar studentët që kanë nevojë si në aspektin mësimor ashtu edhe në atë të përfaqësimit, për të nxitur frymën e bashkëpunimit me pedagogët, për të nxitur punën kërkimore shkencore, për të përfaqësuar KU “Luarasi” sa më denjësisht në rankimimet e të njëjtit nivel, si dhe për ballafaqime të ndryshme cilësore edhe në arenën ndërkombëtare, me qëllim rritjen e emrit dhe të vlerave të institucionit. Në punën e tij Këshilli Studentor i KU “Luarasi” udhëhiqet nga parimet e Rregullores së Brendëshme të tij që përmban edhe normat kryesore mbi mbarëvajtjen studentore. Gjithashtu, në statut përcaktohen detyrat dhe kompetencat kryesore si për Kryetarin e Këshillit Studentor edhe për Zv/Kryetarin e Këshillit Studentor, po ashtu edhe për anëtarët e tij.

Këshilli Studentor përbëhet nga Kryetari i Këshillit Studentor, Zv/Kryetari i Këshillit Studentor, Kryetarët e komisioneve dhe Senatorët e Këshillit Studentor, ku secili prej tyre përfaqëson grupin ku bën pjesë.

Renis Vangjelaj – Kryetar i Këshillit Studentor
Ergys Dorani – Zv/Kryetare e Këshillit Studentor
Klogen Prifti – Zv/Kryetare e Këshillit Studentor
Xhesika Picari – Sekretare e KSL

SENATORËT:

Almarjo Shurbi;

Anxhela Kule;

Bernarda Islamaj;

Brikena Sula;

Denis Elezi;

Donald Zeqo;

Dritan Salianji;

Jurgen Huda;

Kevin Topi;

Marsida Thartori;

Megan Malaj;

Xhuljan Zaimi;