Regjistrohuni per te marre njoftimet e fundit ne emailin tuaj (vetem per studentet)*
[wysija_form id=”2″]
NJOFTIM PËR BIBLIOTEKËN
Dëshirojmë të tërheqim vëmëndjen tuaj për t’ju vënë në dijeni se Biblioteka e LUARASIT është abonuar në platformën elektronike të EBSCO, për t’ju ardhur më mirë në ndihmë studentëve dhe stafit akademik gjatë studimeve e punës së tyre kërkimore shkencore.
Adresat për përdorimin e kësaj platforme janë si me poshtë:
Suksese e punë të mbarë!
EBSCO host URL:
http://search.ebscohost.com/login.aspx?authtype=ip,uid&profile=ehost
- Academic Search Complete:
- Business Source Complete:
- Criminal Justice Abstracts with Full Text:
- eBook Academic Collection:
- eBook Business Collection:
- EconLit with Full Text:
- ERIC database:
- Legal Source:
- Newspaper Source Plus:
- Regional Business News:
NJOFTIM!
Programi i Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në kuadër të zhvillimit të politikave rinore, shpall hapjen e thirrjes për aplikim për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike.
Lançimi i thirjes: 1 qershor 2015 ora 12:00
Thirja mbyllet: 14 qershor
Perzgjedhja: 15 -29 qershor
Shpallja: 30 qershor
Fillimi i praktikes: 1 korrik 2015
Përfundimi: shtator, 2015
Hapur për: profesionistë të rinj, 21- 26 vjeç
Niveli i studimeve: të diplomuar në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”.
Kërkesa: Rreth 1800 kërkesa nga Institucionet Qendrore dhe institucionet e tyre të varësisë
Aplikimi është i mundur në faqen: http://praktika.sociale.gov.al/
Ky program do të zgjasë 3 muaj, nga data korrik – shtator 2015 dhe është pa pagesë.
- Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive tuaja profesionale si dhe të shprehive praktike në njohje me sistemin administrativ publik.
- Periudha e praktikës së punës do të njihet si përvojë pune gjatë procedurave të rekrutimit në institucionet e administratës publike. Periudha e praktikës së punës është e papaguar.
- Institucionet e administratës shtetërore qendrore, pjesëmarrëse në program, do të punësojnë me kontratë të përkohshme pune 200 praktikantë, të përzgjedhur nga thirrja e parë dhe që kanë kryer praktikën e punës në atë institucion në kuadër të kësaj thirrjeje. Përzgjedhja e praktikantëve kryhet nga secili institucion pjesëmarrës mbi bazën e vlerësimit të performancës, mesatares dhe titullit të studimit që përkon me profilin e pozicionit të punës.