Studentët e Këshillit Studentor të Universitetit “Luarasi”, nëpërmjet një akti bamirësie, dhanë kontributin e tyre për një familje në nevojë në zonën e Paskuqanit në kryeqytet.
Nën moton “Ne jemi të vegjël, por së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha”, studentët nën praninë e pedagogëve zgjodhën të ndihmonin me veshje, ushqime e shumë dashuri familjen që jeton në kushte ekstreme jetese.