THIRRJE PËR APLIKIM: LEKTOR/ASISTENT LEKTOR – FAKULTETI EKONOMIK, UNIVERSITETI “LUARASI”

THIRRJE PËR APLIKIM: LEKTOR/ASISTENT LEKTOR – FAKULTETI EKONOMIK, UNIVERSITETI “LUARASI”

THIRRJE PËR APLIKIM: LEKTOR/ASISTENT LEKTOR

Data e Intervistës : 25 shtator, ora 11.00, Pranë Universitetit Luarasi

 

Departamenti: Financë-Bankë/Administrim Biznesi/Ekonomiks

Universiteti Luarasi kërkon të zgjerojë skuadrën akademike dhe fton kandidatët e kualifikuar të aplikojnë për pozicionin e Lektorit ose Asistent Lektorit në Fakultetin e Ekonomik.

 

Detyrat kryesore:

1. Mësimdhënie në lëndët që ndodhen nën kompetencën e Departamentit të Financë-Bankës, Administrim Biznesit ose Ekonomiksit.

2. Përgatitje dhe realizim i planeve mësimore dhe programit akademik.

3. Kryerje kërkimesh shkencore dhe studimeve në fushën e financës, administrimit të biznesit dhe ekonomiksit.

4. Mbikëqyrje e punimeve të diplomës dhe këshillimit akademik për studentët.

5. Pjesëmarrje aktive në aktivitete dhe projekte shkencore të departamentit dhe universitetit.

 

Kualifikimet e kërkuara:

– Diplomë e Masterit të Shkencave në fushat përkatëse. (Titujt dhe gradat akademike konsiderohen një avantazh)

– Përvojë mësimdhënieje dhe/ose kërkimore në fushën përkatëse është një avantazh.

– Shkathtësi të mira të komunikimit dhe bashkëpunimit në ekip.

– Njohuri të mira të gjuhës angleze.

– Aftësi për të motivuar dhe udhëzuar studentët.

 

Individët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në emailin e mëposhtëm:

hr@luarasi-univ.edu.al

gea.gjineci@luarasi-univ.edu.al