Trajnim Lidershipi i Udhëhequr nga Karakteri

Trajnim Lidershipi i Udhëhequr nga Karakteri

Ftohen studentët universitarë dhe të sapo diplomuarit të aplikojnë në këtë trajnim i cili ka për qëllim zhvillimin e nocionit të lidershipit të udhëhequr nga karakteri, vlerat dhe integriteti.

Aplikimi bëhet me anë të këtij linku: https://goo.gl/forms/VLNCeuMSuoQe5DVq1

Afati i aplikimit është deri më 31 Janar 2019. Më pas aplikantët do të njoftohen për një intervistë me ekspertë në fushën e lidershipit nga ku do të bëhet përzgjedhja e pjesëmarrësve.

Trajnimi do të zhvillohet nga Marsi në Qershor 2019, një herë në javë, pranë Universitetit Luarasi dhe Fakultetit Ekonomik, UT. Ky trajnim është pa pagesë.

Aplikantët duhet të propozojnë një projekt-ide për plan-veprimi që krijon impakt pozitiv në komunitet, ose që i shërben përmirësimit të interesit publik në fusha që aplikanti e gjykon të dobishme. Projekt ideja do të zhvillohet më tej gjatë trajnimit nën mentorimin e trajnuesit për një implementim të suksesshëm.

Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë të lëshuar nga McCain Institute, Arizona State University, SHBA, Universiteti Luarasi dhe Fakulteti i Ekonomisë, UT.
Trajnimi do të zhvillohet kryesisht në gjuhën shqipe dhe pjesërisht në anglisht.