Nga data 3 shtator deri në datën 14 shtator 2018 mund të aplikosh pranë Kolegjit Universitar Luarasi për të transferuar studimet për vitin akademik 2018-2019.
Dokumentacioni i nevojshëm që duhet paraqitur pranë sekretarisë është:
1. Kërkesë me shkrim për të transferuar studimet në Kolegjin Universitar “Luarasi”.
2. Dokumenti origjinal i çregjistrimit për qëllim transferimi.
3. Plani i plotë i programit të studimit dhe syllabuset përkatëse.
4. Vërtetim i listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer.
5. Fotokopje e dokumentit të identifikimit(Kartë identiteti, ose pasaportë).
6. Dy fotografi personale.
Pas dorëzimit të dokumentacionit, Kolegji Universitar Luarasi do të shpallë listën fituese brenda datës 3 tetor 2018.
Kandidatët e përzgjedhur mund të regjistrohen nga datat 6 tetor deri në 12 tetor 2018.
Bazuar në udhëzimin Nr.26, datë 30.07.2018, pika 7, nuk kanë të drejtë të aplikojnë për transferim studimesh:
ish-studentët e institucioneve të mbyllura me Vendim Nr. 539, datë 06.08.2014
Studentët të cilët kanë mbaruar studimet me karakter profesional dhe që duan të transferohen në ciklin Bachelor;
Studentët të cilët nuk plotësojnë kriterin e notës mesatare 6 (Vendimi Nr. 216, datë 20.04.2018).
Për çdo pyetje apo informacion shtesë, lutemi të na kontaktoni në çdo kohë në Cel. 069 6026900 / 068 8030950 / E-mail:info@luarasi-univ.edu.al / Rrjete Sociale si dhe të na vizitoni pranë kampusit tonë!
Adresa: Rr. E Elbasanit, Nd. 59, H.1, Kodi postar 1010, Njesia Admin 2, Tiranë