Praktikat

Marrëveshjet e Bashkëpunimit

 

“Luarasi” gjatë gjithë eksperiencës së tij ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shumë institucione të rëndësishme të vëndit. Këto marrëveshje përvecëse tregojnë një raport konkret besimi dhe bashkëpunimu ndërmjet  ”Luarasit” dhe këtyre institucioneve, i vlejnë drejtëpërdrejtë studentit i cili kryen trajnime, praktika dhe intershipe gjatë periudhës së studimit.

Për vitin 2013- 2014 ” Luarasi ” ka lidhur  marrëveshje bashkëpunimi me këto institucione:

1. Shkolla e Magjistraturës

2. Gjykata e Lartë

3. Gjykata e Apelit Tiranë

4. Gjykata e Apelit Administrativ

5. Gjykata e Rrethit Tiranë

6. Gjykata Administrative Tiranë

7. Dhoma Kombëtare e Avokatisë

8. Dhoma Kombëtare e Noterisë

9. Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme

10. Banka Credins

Internship në bankë

 

Këto internshipe i japin mundësi studentëve që të marrin eksperiencë, të zhvillojnë dijet e tyre praktike si dhe të afirmohen duke rritur kështu jo vetëm përgatitjen e tyre por edhe mundësitë për punësim.

Ky internship gjithashtu u mundëson institucioneve, njohjen dhe vlerësimin e kandidatëve potencial për tu punësuar në të ardhmen në vendet vakante.

Bashkëpunimi i parë në kuadër të këtij program ka nisur me Bankën Credins ku 10 studentëve të  ” Luarasit ” do i jepet mundësia që të zhvillojnë një internship 3 mujor pranë drejtorive më të rëndësishme të kësaj banke, duke parë nga afër të gjitha proceset ligjore por edhe duke kontribuar nëpërmjet punës së tyre. Studentët do të punojnë rreth 1 muaj në tre drejtoritë:

Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Përputhshmerisë; Departamenti i Rikuperimit të Kredive me Probleme; Departamenti Juridik.

Në përfundim të javës së parë të praktikës studentët na tregojnë për eksperiencën e tyre gjatë këtij internshipi.

Anisa Ndreca, studente në vitin e tretë Bachelor:

Aktualisht po bëj praktikën mësimore në Bankën Credins jam shumë e kenaqur. Stafi është shumë i mirë dhe kurdoherë i gatshëm për të më njohur me funksionet e bankës, detyrat dhe funksionet e tyre si department.

Andi Memo, student i vitit të tretë Bachelor

Kam kënaqsinë që po marr pjesë në këtë intership. Gjatë pjesmarrjes sime këtu jam dëshmitar i shpirtit të bashkëpunimit, i sjelljes profesionale dhe të kujdesshme të punonjësve të departamentit të auditimit. Nga ky internship po përfitoj shumë eksperiencë dhe aftësi të vlefshme për formimin tim professional drejt të ardhmes.Vullneti i punonjësve, përgatitja e tyre dhe mikpritja që tregojnë ndaj meje më bëjnë të them pa më të voglin ngurrim se do të doja të merrja sërish pjesë pjesë në një eksperiencë të tillë.

Doriana Salia, student e vitit të tretë Bachelor

Me ndihmën e juristes së departametit, kam patur mundësinë të ndjeke një seancë gjyqësore per lëshimin e urdhërit ekzekutiv ndaj një shoqërie me përgjegjësi të kufizuara.

Për çdo paqartësi që kam hasur gjatë njohjes të të gjithë proçedurës, kolegët kanë qënë mjaft të gatshëm të më ndihmonin të kuptoja çdo gjë të panjohur më parë për mua.

Por ne fakt, gjatë kësaj kohe nuk arrita të kuptojë shkaqet që ndikonin në krijimin e kredive të tilla, pra se sa kredi me probleme krijoheshim  për arsye subjektive dhe sa për arsye objektive.

Jonida Karati, studente në vitin e parë Master Shkencor

Aktualisht ndodhem te Departamenti Juridik dhe merrem kryesisht me raportet që dalin nga dosjet e personave juridik, si dhe punë të tjera të cilat më ndihmojnë të praktikoj teorinë. Stafi i Departamentit Juridik është bashkëpunues, mjaft i pregatitur dhe korrekt. Ju faleminderit për mundësinë që na dhatë.