Studentët e ‘Luarasit’, leksion të hapur me dy ekspertë të huaj

Artikull në  Gazeta Shqiptare  – 14.03.2018 

http://www.gsh.al/2018/03/14/studentet-e-luarasit-leksion-te-hapur-dy-eksperte-te-huaj/

Nga Voltiza Duro – Studentët e vitit të dytë Financë Bankë në Kolegjin Universitar Luarasi, kanë pasur mundësinë të jenë pjesë e dy leksioneve të hapura të mbajtura nga profesorë e ekspertë të huaj. Ditën e djeshme, në auditorët e këtij institucioni arsimor elitar, kanë qenë të pranishëm Tom Jones dhe Ron Toubi që shpjeguan para studentëve leksione rreth menaxhimit të riskut dhe vizionit që i bën liderë në të ardhmen të rinjtë. E pyetur nga “Gazeta Shqiptare”, shefja e Departamentit të Ekonomiksit në Kolegjin Universitar “Luarasi”, Aelita Mani tregon se këta mentorë japin shembullin më të mirë për studentët, orientimin e tyre në karrierë e të ardhmen drejt rrugës së liderit.

“Të ftuarit e sotëm janë trajnerë të peshës botërore që trajnojnë studentët në të 6-ta kontinentet. Studentëve sot (dje) iu dha mundësia të shohin përtej leksioneve dhe marrin përvojën ndërkombëtare dhe individuale të këtyre ekspertëve si dhe arrijnë të shikojnë shumë më shumë mundësi në botën globale, pasi ne i përgatisim studentët që të jenë qytetarë dhe punonjës globalë”, – shprehet për “GSH” shefja e Departamentit të Ekonomiksit në “Luarasi”. Më tej, kjo e fundit thekson se studentët ngelën jashtëzakonisht të kënaqur nga orët e leksionit me ekspertët e huaj. “Studentët nuk po ndaheshin nga lektorët, e forma e prezantimit të temave ishte shumë e këndshme për ta, interaktive e tejet interesante.

Duke qenë se profesorët po tregonin eksperiencat e tyre individuale, pati goxha interes”, – thotë Mani. Nëpërmjet praktikave të tilla, Luarasi vazhdon të mbetet një ndër liderët e arsimit të lartë në vend duke sjellë përvojën më të mirë ndërkombëtare pranë studentëve e duke prezantuar modele suksesi që i japin më shumë guxim e orientim për të ardhmen. Studentët i ndoqën me vëmendje dhe vlerësuan temat e prezantuara prej tyre si një përvojë të mirë për formimin profesional dhe një ndihmë në mentorimin e karrierës së tyre. Interesimi i tyre u duk edhe në pyetjet e shumta që iu drejtuan lektorëve. Ndërkaq, profesorëve të huaj iu uroi mirëseardhjen Dekani i Fakultetit Ekonomik prof. as. Mateo Spaho si dhe në shenjë falënderimi për kontributin e dhëne për mentorimin e studentëve, dr. Aelita Mani iu dorëzoi një certifikatë mirënjohjeje ekspertëve nga ana e Kolegjit Universitar Luarasi.

Shefja e Departamentit të Ekonomiksit në “Luarasi”, Aelita Mani
“Të ftuarit e sotëm janë trajnerë të peshës botërore që trajnojnë studentët në të 6-ta kontinentet. Studentëve sot (dje) iu dha mundësia të shohin përtej leksioneve dhe marrin përvojën ndërkombëtare dhe individuale të këtyre ekspertëve si dhe arrijnë të shikojnë shumë më shumë mundësi në botën globale, pasi ne i përgatisim studentët që të jenë qytetarë dhe punonjës globalë”.

 

Artikull në  Gazeta Shqiptare  – 14.03.2018 

http://www.gsh.al/2018/03/14/studentet-e-luarasit-leksion-te-hapur-dy-eksperte-te-huaj/