Studentët e Universitetit “Luarasi” pjesëmarrje në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare CECIIS

Edicioni i 30 i Konferencës Ndërkombëtare Shkencore CECIIS – International Scientific Conference of Central European Conference on Information and Intelligent Systems – u hap zyrtarisht më 2 Tetor 2019, në Fakultetin e Menaxhimit dhe Informatikës, në Universitetin e Zagrebit në Kroaci.

Kolegji Universitar “Luarasi” u prezantua shumë denjësisht me 6 studentë nga Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit të mentoruar nga Dr.(c). Virtyt Lesha. Studentët Jori Xama, Kostandina Buzi, Megi Lako, Enxhi Tagani, Mart Gjepali dhe Artjona Agolli të ndarë në tre grupe me nga dy veta dhe të asistuar nga pedagogu Lesha, prezantuan kërkimet shkencore të dizenjuar dhe zhvilluar përgjate tre muajve, duke i mbrojtur përballë panelit të profesoreve të FOI (Faculty of Organization and Informatics) të Universitetit të Zagrebit.

Kjo konferencë tashmë ka arritur një besueshmëri të lakmueshme në rrethe ndërkombëtare shkencore, sic evidentohet nga rritja e numrit te pjesëmarrësve si dhe nga rritja e numrit të aktiviteteve shkencore dhe profesionale. Bërthama e lektorëve te ftuar në këtë konferencë që zgjati tre ditë (2 Tetor 2019 – 4 Tetor 2019) konsistoi në pjesëmarrjen e ekspertëvë e të shquar dhe të njohur botërisht – Profesor Wolf Rauch nga Universiteti Karl-Franzens ne Vjenë, Profesor Sirje Virkus nga Universiteti i Tallin në Estoni dhe Profesor Günter Müller nga Universiteti i Freiburg, Gjermani. Të ftuarit folën nga perspektiva të ndryshme mbi cështjen e transformimit digjital i cili, thanë, se është ndërfutur në të gjitha poret e shoqërisë moderne të informacionit.

Konferenca prezantoi punime shkencore nga autorë vendas dhe të huaj në 11 seksione shkencore, të vlerësuar nga 78 recensues, nga të cilët 46 janë shkencëtarë

dhe ekspertë të huaj në fushën e shkencave të informacionit. “Këto janë punime shkencore me cilësi të lartë që na kanë ardhur për këtë përvjetor të 30-të,” tha dekania e FOI (Faculty of Organization and Informatics) Prof. Asoc. Dr. Nina Begičević Ređep e cila theksoi se fakulteti jone është në gjendje të ruajë traditën e kësaj konference dhe se numri i punimeve shkencore po rritet nga viti në vit, duke zgjeruar kështu ndërkombëtarizimin në këtë fakultet.

Si organizator i kësaj konference, FOI i kushti vëmendje të veçantë këtë vit studentëve të të gjithë viteve të studimit, të cilët do të jenë në gjendje të paraqesin rezultatet e hulumtimit të tyre brenda seksionit të studentëve dhe posterëve, me një numër prej 31 studentësh dhe 19 artikujsh kërkimorë që marrin pjesë këtë vit. Përveç studentëve te FOI, morën pjesë edhe studentë nga universitete prestigjioze të huaja si:

  • Princeton University of New Jersey, SHBA
  • University of Central Florida, Orlando, SHBA
  • University of Pennsylvania, SHBA
  • Kolegji Universitar “Luarasi”
  • Universiteti i Shkodrës

Në ditët në vazhdim studentët që prezantuan në Konferencën CECIIS 2019 e Kolegjit Universitar do të pajisen me certifikatat përkatëse të lëshuara nga Fakulteti i Menaxhimit dhe Informatikës, Universiteti i Zagrebit.